Radar
Betejë “jetë a vdekje” brenda PS-së?/ Veliaj po fiton mbi Ramën
Foto ilustruese
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka deklaruar se mes kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama ka një betejë jetë a vdekje.
Sipas numrit 1 të PD-së, betejën brenda Partisë Socialiste po e fiton Erion Veliaj, duke theksuar se Rama dhe kryebashkiaku janë e keqja më e madhe e këtij vendi.
“Bashkimi i PD-së ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Berishës, pa asnjë lloj diskriminimi përveç një rasti të veçantë, që duhet të sqarohet dhe kaq.
Për sa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Deri tani këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi”, tha Berisha.