Lidhu me ne

Kryesore

Argumentet e Berishës se përse fjalimi i Ramës në KiE dëmtoi Kosovën

Enver Hoxha vërtet e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin kosovar.

Argumentet e Berishës se përse fjalimi i Ramës në KiE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet bindshëm se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës e dëmtoi pozicionin e Kosovës.

Rama ashpërsoi gjuhën gjatë takimit të KiE, ku u kërkonte llogari ndërkombëtarëve, ndërsa vetë ai, është kritikuar për raportet e “ftohta” me Prishtinën zyrtare.

Në një konferencë për mediat Berisha tha se Rama nuk loboi pozitivisht për Kosovën, sikurse pretendon ky i fundit. Kryedemokrati renditi disa argumenta se pse mendon se fjalimi i Ramës ishte anti-shqiptar dhe në dëm të Kosovës:– Ai shkoi aty dhe shpalosi tezën serbe antishqiptare të kombit Kosovar. Enver Hoxha vërtet e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin kosovar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por indirekt edhe zhdukjen e kombit, pasi ai është kosovar.

Ai  futi thikën pas shpine Kosovës, pasi dështoi me turp me tezën e luftës civile në Kosovë të elaboruar për 2 vite me rradhë me propagandën e Rilindjes. Barbaritë serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës të bazuara në racizmin e pushtuesve serbë në Strasburg i vlerësoi thjesht si një konflikt humanitar, ndërkohë që ai ishte një gjenocid me bazë racizmin e serbëve ndaj shqiptarëve.

Edi Rama në Strasburg i futi thikën Kosovës në momentin më të papërshtatshëm për Kosovën, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës, ai në sallën e këtij tempulli, lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara në atë sallë në gjithë ekzistencën e atij institucioni.

Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, sepse me retorikën e tij ai mbuloi si vasali i Vuçiçit Beogradin. Mbrojti dhe mbuloi Beogradin, prokurorin e krimeve të luftës për Serbinë, Vladimir Vuçeviç, si burimin absolut kryesor të të gjitha trillimeve monstruoze të raportit të Dick Marty dhe kjo është publikisht e njohur.

Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, pasi zgjodhi si mbrojtje për udhëheqjen e Kosovës në Hagë,  mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës.  Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe te personaliteve që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës.

Fjalimi i Ramës u injorua më herët nga homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti. I pyetur për një koment, ai tha se nuk e kishte ndjekur Ramën në Asamblenë e Këshillit të Europës.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix2 orë më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix3 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike3 orë më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet4 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix4 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar4 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix5 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix5 orë më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar5 orë më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Facebook