Lidhu me ne

Temporal

Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se Shqipëria e Edi Ramës i tremb

A po shpopullohet Shqipëria?

Nga Spartak Ngjela

A po shpopullohet Shqipëria?

Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se Shqipëria e Edi Ramës i tremb
Iu ka kallur frikën për të ardhmen, se sot, nuk jetojnë dot me të ardhurat e tyre, me paga deri në 40 mijë lek në muaj që marrin nga shteti.

Ky është një turp historik. Një kryeministër që e lë gjendjen kështu, ose është një kryeministër rryp kaishi, që s’di asgjë, ose është bashkëautor në dëmtimin dhe keqtrajtimin e shqiptarëve me zjarrvënësit shekullorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kjo…

Në fakt duket se kjo më shumë është një lojë e pisët e kryeministrit shqiptar dhe kryeministrit papagall të Serbisë.

Kot po e ngatërron veten në një çështje të tillë, o kryeministër! asgjë nuk u bëni dot shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Çfarë kryeministri mund të jesh ti, o Edi Rama! përveç se një dëmtues i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.
Por kot e ke…

Nuk shpopullohet Shqipëria dhe as Kosova.
Por, të gjithë këtë aventurë politike për të shpopulluar Shqipërinë, do ta kenë lodhje të kotë edhe Rama edhe Vuçiç.
Por, për Ramën, do të ketë një rrezik të shtuar për të.

l.
Rrogat në Shqipëri sot duhet të jenë të garantuara me forcën e ligjit:
Pension jo më të ulët se 50 000 lek në muaj.
Rrogë jo më të ulët se 100 000 lek në muaj.
Shqipëria i ka të gjitha të ardhurat për këtë standard, por nuk ka kryeministër.

Kjo është domosdoshmëri e detyrueshme për çdo kryeministër që është apo që do të vijë në Shqipëri, sepse rregullon mirëqenien e shqiptarëve dhe pompon para në treg e rrit konsumin.

Zhvillimi i tregut dhe ekonomisë është në raport të drejtë me nivelin e konsumit, sa më i madh konsumi i mallrave aq me i lartë është zhvillimi ekonomik.
Dhe prandaj: rrogat, sa më shpejt që të jetë e mundur, duhet të vijnë sot aty ku theksuam më lart.

Ore fakirë keyeministra në Tiranë dhe në Beograd! e dini ju se sa ka qenë popullsia e Shqipërisë në vitin 1945?
Shqipëria në vitin 1945 ka qenë 850 mijë banorë.

Por, kur shqiptarët, në vitin 1991, të tembur nga diktatura komuniste, u hipën anijeve në Durrës drejt Italisë, Shqipëria ishte 4 milionë banorë.
Kurse Kosova në vitin 1951 ka qenë 780 mijë banorë.
Por, këto vite filloi koha për rritjen e popullsisë.
Edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.

Dhe, në vitin 1991, Shqipëria ishte 4 milionë banore, kurse Kosova ishte rreth 2 milionë banorë.
E kuptoni që shqiptarët janë të pamposhtur në Ballkanin Perëndimor.
Po Rama, e di këtë?

ll. Sigurisht që Rama i di si fakte këto që unë shpreha më lart, por nuk ka aftësinë e intelektit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Dhe mendon, se, me rrogat e vogla që mban për të punësuarit e shtetit, do të shpopullojë Shqipërinë.
Asgjë nuk bëni dot.

Vetëm se, kujdes zoti Rama! se ti nuk e di çfarë është fajësia në sensin juridik, por nuk di as edhe atë tjetrën: ti Rama nuk e arsyeton dot fajësinë për krimin e tradhtisë ndaj atdheut.

Prandaj, kij kujdes! se Shqipëria nuk shuhet se, me gjithë tradhëtitë e brendshme të kryeministrave të Shqipërisë, njëri pas tjetrit, shqiptarët nuk luajtën nga trajektorja e tyre historike për popullsinë, ajo që ka filluar që në vitin 1444 me luftërat e famshme kastriotiane.

Në vitin 1444 në Balkanin Perëndimor kanë qenë 4 milionë shqiptare, dhe në Angli kanë qenë 4 milionë anglezë. Sot në Ballkanin Perëndimor janë rreth 8 milionë shqiptarë, kurse në Britani janë 58 milionë anglezë.
E kuptoni tani historinë?

Shqipërinë dhe shqiptarët me para i mban sot emigracioni, dhe gjithmonë ka qenë po kështu, sa herë që tradhtia ka pushtuar shtetin dhe qeveritë e Shqipërisë.

Sot në Perëndim punojnë me paga të mëdha rreth 2 milionë shqiptarë.
Ku e kuptoni ju, o fakirë! që Shqipërinë gjithmonë e kanë mbrojtur shqiptarët.

Kjo është e vërteta.

Zoti Rama…
Mundësisht, këtë ia thuaj edhe Aleksandër Vuçiçit në Beograd, që asgjë nuk i bëni dot ju as Shqipërisë dhe as shqiptarëve. Nuk shpopullohet dot Shqipëria.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

6 lloje ushqimesh që mund të shkaktojnë celulit

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix10 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Çështjet që lidhen me financat mund të duken paksa të ndjeshme këtë javë dhe kjo mund të ndikojë në...

Mix11 orë më herët

Zbulohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u fejua pak ditë më parë me aktorin Callum Turner, 34 vjeç,...

Letersi14 orë më herët

“Nëse do të vish” poezia më e lexuar në internet kohët e fundit

Nëse do të vish – Nga Bilbil Beqiri Eja thjesht, si njeri,pa trastat mbushur plot, pa flori, pa stoli, trokit...

Mix14 orë më herët

Billie Eilish thyen rekord botëror me këtë këngë *.*

Billie Eilish vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës duke arritur majat e suksesit. Së fundmi, kënga e saj “Birds...

Kritike15 orë më herët

Të gjithë partitë premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve

nga Endri Tafani Të gjithë partitë politike premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve...

Mix15 orë më herët

iPhone 17 Air do të jetë tepër i hollë dhe jo shumë i shtrenjtë

Një raport i ri i publikuar në internet zbulon se iPhone 17 Air, i cili do të zëvendësojë modelet Plus,...

Mix15 orë më herët

Menopauza – 10 Vitaminat më të mira për menaxhimin e simptomave

Një regjim i shëndetshëm ushqimor është një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar hormonet dhe për të minimizuar...

Mix15 orë më herët

5 sekretet e Tony Robbins për të arritur qëllimet: Nisni në fillim të vitit

Në seminaret dhe konferencat e përvitshme që Tony Robbins zhvillon, gjithnjë pyetet nga publiku i tij, se cilët janë sekretet...

Mix15 orë më herët

Pagjumësia, 10 faktorë që na pengojnë të flemë mirë

Shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia në mënyrë episodike dhe përballen me pagjumësi kronike dhe pasojat e saj. Ky problem është...

Facebook