Sport
Rekordi i pabesueshëm i Salah në Champions League

Mohamed Salah e nisi nga stoli ndeshjen që Liverpool luajti në transfertë ndaj Rangers, por kjo nuk e pengoi që të shënonte tre gola.
Sulmuesi egjiptian u aktivizua në minutën e 68 dhe nisi tregolëshin në minutën e 76 të takimit, për ta përfunduar në minutën e 81.
Që do të thotë se për 6 minuta e 12 sekonda, Salah dërgoi topin në rrjetë plot 3 herë, duke regjistruar tregolëshin më të shpejtë në historinë e UEFA Champions League.
Ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë 7-1 për Liverpool, që renditet në vendin e dytë të grupit A, me 9 pikë, 3 më pak sesa Napoli kryesues.