Lidhu me ne

Radar

Mbyllja e kolegjit dhe kopshtit turk, Zhupa ftesë Kushit: Hajde të shohim nga afër standardet!

Matura shtetërore 2021! Zhupa: S'keni bërë testime. Kushi: Po kryejmë  trajnime - Politike

Mbyllja e kolegjit dhe kopshtit turk, Zhupa ftesë Kushit: Hajde të shohim nga afër standardet! Ministrja e Arsimit: Kishte shkelje ligjore! Sot nxënësit janë sistemuar

Mbyllja e institucioneve arsimore turke janë kthyer sërish për diskutim në Kuvend. Deputetja e PD, Ina Zhupa pyet ministren e Arsimit, Evis Kushi përse u mbyll kopshti dhe kolegji turk kur nuk ka asnjë institucion tjetër në Shqipëri nuk ka standarde më të larta. Zhupa i ofron që të shkojnë për t’i parë nga afër ndërsa i thekson se ka disa shkolla me kushte skandaloze ku nxënësit ngrohen me dru e rrezikohet që çatia të bjerë natën.

“Rama e Nikolla i kanë dhënë certifikatë nderi kësaj shkolle për arsimin cilësor që ofron. Nga krahu tjetër na thonë, që s’ka standarde, as kopshti as gjimnazi. Në Shqippri s’kam parë ndonjë shkollë apo kopësht me standardet më të larta. Çfarë i mungonte Mehmet Akifit?” – tha Zhupa.

Ministrja Evis Kushi iu përgjigj duke thënë se vendimi është marrë bazuar në organet e drejtësisë që i kanë dhënë të drejtë Ministrisë së Arsimit për mbylljen e institucioneve. Gjithashtu i thekson se janë marrë masa kontrete për të regjistruar dhe sistemuar të gjithë nxënësit në shkolla e kopshte të tjera.

“Gjykata e ka thënë fjalën e parë të saj, duke i dhënë të drejtë MARS për mbylljen e këtyre dy institucioneve. Në letrën tuaj ju thoni “heqja e licencave cënon të drejtën kusthetuese për arsim të fëmijëve dhe të rinjëve”. Abuzim! Ne morëm masa për ti regjistruar sipas vendbanimit apo preferencave, të gjithë nxnësit sot të sistemuar në shkolla po kopshtet e tjera. Nga 150 nxënës të Mehmet Akif, të gjithë u pajisën me dokumentacionin e tyre. Askujt nuk ju cënua e drejta kushteutese”, tha Kushi.

Gjithashtu u shpreh se shteti nuk ka interes për të sulmuar dhe goditur bizneset dhe i përsërit se Mehmet Akif ka kryer shkelje ligjore duke ndryshuar vendndodhjen pa njoftuar ministrinë.

“Përsa i takon shkolës Mehmet Akif, ka ndryshuar vendodhjen dhe nuk ka njoftuar ministrinë. Kjo është shkelje ligjore. Ky institucion ka sjell dy shkresa dhe nuk janë miratuar nga ministria kjo kërkesë, pasi nuk miratohet standardet e ndriçimit natyral, palestrën, mjetet didaktike, apo dhe çështjen higjenosanitare. Edhe për kopshtin është e njëjta situatë”, tha Kushi.

Në kundërpërgjigje, deputetja e PD, Ina Zhupa i përsërit ftesën për të parë nga afër kushtet e shkollës dhe kopshtit që u mbyllën me vendim qeverie dhe i përmend shkollën Sami Frashëri. Sipas saj, ndonëse janë shpenzuar miliona euro për rindërtimin, nuk i ka standardet e institucioneve turke. Nga ana tjetër, pretendon se qeveria ka marrë urdhra nga Erdogani për mbylljen sepse merrnin fonde nga Gyleni, gjë të cilën Ministria e Arsimit e ka mohuar vazhdimisht.

“Hajde shkojmë bashkë me kamera. Më gjej një kopësht e shkollë me standardet të institucioneve arsimore. Sot kemi standarde migjeniane, edhe shkollën Sami Frashëri nuk e keni me kapacitetin e këtyre që mbyllët. Ligji nuk ju thotë ti hiqni liccencën, duhet të jeni proporcional, prandaj ju duhet ti paralajmëronit, më tutje i vendosni gjobë. Por ju keni marrë urdhra si qeveri vasale, nga palë të treta që si pëlqente fakti se këto shkolla merrnin fondet nga Gyleni… Ju kërcënoni biznesin, pasi me një të rënë të lapsit mbyllni kopshtin. Kopshti ka që nga 2004 që është transferuar, por gjetët një fije bari dhe kërkoni të mbuloni një elefant. Nuk ka gjë më të tmerrshme se të lëvizësh fëmijën nga kopshti. Ku pyesni ju! Dëgjoni ato prindër, dëgjojani hallet”, tha Zhupa.

Qeveria shqiptare njoftoi më 22 shator mbylljen e gjimnazit  “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë pasi ky kolegj nuk përmbushte standartet ligjore si dhe ka kryer transferimin e godinës në një vendodhje tjetër pa marrë leje nga ministria. Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në lidhje me vendimin për mbylljen e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se vendimi është marrë pasi kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook