Lidhu me ne

Radar

Andi Bushati i përgjigjet kryebashkiakut: Unë në prehërin e Enverit, Veliaj në prehërin e Ndragetës

Andi Bushati i përgjigjet kryebashkiakut: Unë në prehërin eAndi Bushati dhe Erion Veliaj

Analisti Andi Bushati replikoi me Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi ai  hodhi një foto të publikuar nga mediat, ku Bushati shfaqej me ish-diktatorin Enver Hoxha, kur ishte fëmijë, duke e akuzuar se është ulur në prehrin e mafies.

Reagimi fillestar i Veliajt erdhi pasi Bushati u revoltua pse televizionet transmetuan kronikën propagandistike të Bashkisë së Tiranës, për hapjen e dy konvikteve të reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, sikur të ishte lajmi kryesor i ditës dhe më pas bëri edhe një editorial ku dënonte qeverisjen e Tiranës nga Veliaj (LEXO KETU)

“E rëndësishme nuk është se në prehërin e kujt qëndron kur je fëmijë, por mes këmbëve të kujt zhytesh kur je në moshë madhore dhe me pushtet politik”, shkruan ndër të tjera Bushati në replikën e tij. 

Reagimi i plotë i Bushatit: 

Aq shumë e paska shqetësuar Erion Veliajn një statusi im me dhjetë fjalë ku denoncoj mënyrën se si ka kapur për fyti mediat që ndërpresin transmetimet sa herë del në rrugë ai, atyre që u vendos titujt dhe fotot me lajme të gatshme nga bashkia, sa paska botuar sot një foto timen fëmijë me Enver Hoxhën. Pse? Gjoja për të më kompleksuar? Për të treguar se kam lindur në bllok?

Po qe ky qëllimi mund ti ofroj me dëshirë edhe dy tre të tjera me xhaxhin Enver që më kanë mbetur në arkivë. Sepse unë se kam fshehur kurrë, as biografinë as prejardhjen time pasi kam qenë i bindur se për njeriun nuk ka rëndësi vendi ku lind, po profili, karakteri dhe ajo që ndërton vetë gjatë jetës.

Edhe mund tu isha vjedhur atyre fotove…po nuk di ta bëj.

Pasi nuk e kam mësuar ende zanatin e atij që është perfeksionuar për të fshehur një krim. I përbuz, i neveris ata, që kur pozojnë në Sheshin Skënderbej, i retushojnë kullat në sfond, se e dinë prejardhjen e parave me të cilat janë ndërtuar.

Qesh e tallem me të gjorët që kur shkrepin foto tek pista e re e atletikës, e porosisin fotografin mos i nxjerrë nga ana e betonit të katëve pa leje që i bën hije.

Natyrisht i vjen turp për atë që ka përfunduar. E di se i ka dalë llafi që ato përgjimet e Ndragetës nuk janë pa bazë dhe se sipas raporteve ndërkombëtare 60% e lejeve të ndërtimit janë me para të pista, ku vetëm gjatë viteve të mandatit të parë Veliaj, janë pastruar 1.6 miliardë euro.

Po kujt ti flasësh për repekt për veten, apo për raport me të vërtetën, një njeriu që la Griseldën me barrë???

Nëse Erion Veliaj do të ishte një makartist që qëmton biografitë e familjeve të ish komunistëve dhe i ndërton raportet me ta në bazë të këtij kriteri edhe mund ti’a kuptoja shqetësimin ndaj meje. Por ai s’ka as cipë dhe as parime. Se po të kishte pasur këto shqetësime nuk do të kishte pranuar të qe ulur në të njëjtën qeveri me fëmijë të anëtarëve të Byrosë politike. Do kish postuar në rrjete sociale atë kartolinën e nipit Edvin për dajë Spiron apo do kishte dencocuar firmën e babait Kristaq, për Havzi Nelën. Nuk është çudi që edhe ti përdorë të gjitha këto një ditë atëherë kur të përgatisë goditjen që po planifikon prej kohësh, thikën pas shpinë për Edi Ramën. Po as atëherë nuk kanë për ta besuar, do i thonë sërish “zdroms” me dy fytyra, që kujtohet të përdorë akuzat me biografi që i ka telendisur më parë Sali Berisha. Ngjanjnë në këtë pikë apo jo?   

Sepse e përsëris, e rëndësishme nuk është se në prehërin e kujt qëndron kur je fëmijë, por mes këmbëve të kujt zhytesh kur je në moshë madhore dhe me pushtet politik.

Problemi im as me Edi Ramën, as me këtë Uriahipin e tij, nuk është prejardhja e djeshme familjare, por grabitja, kriminalizimi, zvogëlimi që po i bëjnë Shqipërisë sot.

Prandaj Erion Veliaj le të vazhdojë të merret me biografinë time prej armiku klase, unë me sa forcë kam do përpiqem të denoncoj atë që i nxorri atij gjumin dhe që shkaktoi këtë debat: lejet e ndërtimit, paratë okulte, favoret në kuriz të qytetarëve që i kanë degraduar pjesën më të madhe të mediave deri në atë pikë, sa të kthehen në servise të neveritshme të një fallciteti që nuk mund të ekzistojë i pa retushuar.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook