Lidhu me ne

Radar

Vrasja me snajper nuk ka gjasë të ndodhë, por ideja e vrasjes është dëshpërimi i një shoqërie

Një Shqipëri që nuk beson më te Fjala

Skerdilajd Zaimi – Respublica.al

Edi e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Një lider i vërtetë nuk dallon vetëm për nga jehona e politikave të tij, por edhe nga vullneti për të bërë kalime në regjistra dhe mos humbur durimin. Këtu, ta pranojmë, z. Rama ia kalon të gjithë bagëtive politike të PS-së. 

P.sh pas opinionit për Komunitetin e ri Europian, intervistës në Itali, takimit me Erdogan, Edi e di se duhet të gjejë mënyrën të takojë atë gruan që doli e tha sot se do donte t’i jepnin një snajper e të vrasë kryeministrin. Sigurisht që ne na duhet të besojmë se z. Rama e do kaq Shqipërinë që e ka pasuruar(me fat të bardhë) sa të kuptojë se kjo e fundit, pra Shqipëria, nuk e meriton eleminimin e tij fizik. Do të ishte një kokëçarje pa kuptim. Ndaj, nën këtë analizë të ftohtë ai do ta takojë “nënën”, do ta shohë në sy e patjetër që ajo do të pendohet. Kështu një vrasje nën hidhërim dhe një mallkim do të kondensohen në like pa fund. Në foto dite, në entuziazëm për shefin që “është mjeshtër i propagandës”. 

Nga ana tjetër, thellë në vetvete, njeriu e kupton se kur për të kanë nisur të mendojnë vdekjen, t’ia urojnë atë, nuk është gjë e mirë. Sado iracionale, sado manipulim, ky mllef kumton një gjë të keqe, reflekton një mërzi, një trishtim, një dorëzim. Më keq, një ndarje që duket e pakapërcyeshme. Kjo nuk është Shqipëria e krijuar vetëm nga z. Rama. Ajo është thepisur edhe më tej me të, me tektonikën e një pabarazie që vështirë se është njohur ndonjëherë, e cila nuk po luftohet, por është pranuar si i vetmi fat për këtë vend. Njerëzit ikin, flasin me vete, punojnë duke menduar për gjetiu, në në pakuptimësi që është në fakt lënda e parë e Shqipërisë. 

Në këtë tel luan i sigurtë një arrogant, që e ka këtë të fundit cilësi jo thjesht të karakterit, por të një besimi miop se vetëm ai mund të bëjë diçka për këtë vend. Është besimi që i mbetet dikujt në shkretëtirë, aty ku hije ka vetëm një. 

Vrasja me snajper nuk ka gjasë të ndodhë. Nga ana logjistike do ca punë. Do gjetur arma, do stërvitur nëna, e kështu me radhë. Por ideja e vrasjes është dëshpërimi i një shoqërie të ndarë në konsensusin për ta përçmuar njëra-tjetrën. Kemi një kandar që kalon përherë në një krah, sepse socialistët janë tubuar, madje salduar rreth vetes në mënyrë cerebrale, për interesin e tyre, që prevalon mbi çdo gjë tjetër. Ne e shohim, dëshmojmë këtë të gjithë. Është një tubim, një solidaritet racional, aspak emocional, lidhur strikt me pushtetin dhe vetëm pushtetin. Është një lloj mobilizimi që gjen shpjegim, apo si të thuash përshkrim, te sarkazma e politikanit të dikurshëm rumun, Constantin Argetioanu që e paratha moralin e komunizmit rumun në pushtet me apelin origjinal: 

Ndyrësira të të gjithë Rumanisë, bashkohuni! 

Fjala nuk i vret këta. Për sa kohë ajo nuk ua cenon komoditetin. Në një pikëpamje, socialistët e tipit shqiptar nanë qenie atomike, apolitike, janë me vetëzgjedhje turmë me instinkt që kokën e kanë deleguar në mirëbesim tek një udhëheqje. Dhe si koloni e suksesshme bëhen bashkë për të ndrequr problemet kur ato dalin. Mekanizëm i thjeshtë dhe efektiv që ka bërë të vetin në mënyrë unike parimin: vetëm Një duhet të mendojë, të tjerët të binden. 

Si mund të dialogohet me një kategori të tillë? Vetëm nën presion, nën frikë, apo nën interes. Loja e demokracisë është e pamundur me këta. Është një grupim që e di mirë atë mësimin se kush cenon unitetin “pështyma fytyrës, grushta surratit dhe plumba kokës”. 

Nëse këtë formula do ta aplikojmë në garë me ta, plumbi është Vota. Por vota kërkon edhe të mendosh, nuk është një akt automatik si p.sh firma e presidentit mbi dekrete. Qorrazi, pa menduar. Pse fundja, për takëmin e z. Rama vota mundet të jetë edhe një akt noterial i dikujt që s’ka çfarë të mendojë. E pra, vota këtu nuk bën më punë. 

Mbetet pështyma. Mbeten grushtet. Këto nuk i bën dot as Saliu dhe as Iliri. Mbetet Shpresa se biologjia do të bëjë të vetën dhe shpresa e ikjes sigurisht. Një ikje që konfirmon se shqoëria shqiptare ka dështuar dhe e pranon dështimin e saj. Ka dështuar nën këtë narrativë që e gëlltiti pa menduar dhe naivisht. Ne kemi që më 1944 që në fakt mësojmë si tonën një Shqipëri që është asgjë më shumë se masturbimi i një elite të vetme, e cila është padyshim më e afta për ta kontrolluar këtë vend deri më tani, edhe pse atuja e saj kryesore është: KRIMI

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook