Lidhu me ne

Mix

Përse dieta mesdhetare është më e mira dhe si ndikon te shëndeti

dietmsh
Dieta mesdhetare eshte marre ne mbrojtje nga UNESCO si trashegimi kulturore, qe prej vitit 2010, si pasoje e shume te dhenave qe vertetojne vetite e saj te dobishme per shendetin e njeriut. Per here te pare, ajo eshte vene ne vemndje ne mes te shekullit te 19-te pas nje studimi te 7 vendeve, i cili tregoi se, popujt ne Danimarke dhe Greqi konsumonin te njejten sasi (te larte) yndyre, por danezet kishin shfaqjen me te larte te semundjeve te zemres ndersa greket ate me te ulten. Kjo vecori evidentoi faktin se cilesia e yndyres eshte me e rendesishme se sasia e saj, qe konsumohet ne diete. Meritat, natyrisht i mori vaji i ullirit, qe me pas u kthye ne simbol te dietes mesdhetare dhe jetegjatesise qe ajo premton.

Dieta Mesdhetare forcon shendetin e zemres
Studimet kane treguar se permbajtja e larte e dietes mesdhetare ne yndyrna esenciale dhe ne vaj ulliri, te kombinuara me fitokimikatet e frutave, perimeve, fasuleve dhe drithrave te paperpunuar, ul kolesterolin e keq, rrit kolestorolin e mire dhe ul inflamacionin qe ve ne rrezik arteriet.

Dieta mesdhetare mbron nga kanceri
Nje nder shkaqet e zhvillimit te veprimtarise kancerogjene ne organizem eshte inflamacioni i heshtur, i cili zhvillohet si pasoje e kequshyerjes, ndotjes ambjentale qe deperton edhe ne ushqim, faktorit stres, etj. Ushqimet qe perbejne dieten mesdhetare ofrojne fitokimikate si polifenolet (kryesisht vaji i ullirit dhe vera e kuqe), te cilat nderveprojne me qelizat e demtuara duke i bere ato te jene me te afta ne vete-eliminim si dhe nepermjet nje sere mekanizmash te tjere, arrijne te ruajne integritetin e qelizave te shendosha dhe te mbrojne ADN-ne nga demtimet fatale.

Dieta Mesdhetare parandalon mbipeshen dhe diabetin
Inflamacioni i kombinuar me mbipeshen jane gjithashtu nder shkaqet e shfaqjes se diabetit te tipit 2. Dieta Mesdhetare eshte nder dietat me te dobishme ne rrezimin e shendetshem te mbipeshes dhe ne ruajtjen e nje peshe trupore optimale. Perberja e vecante ne acide lyrore parandalon shtimin e dhjamit sidomos ne zonen qendrore (rreth barkut). Ndersa permbajtja e larte ne fibra bimore perben nje nder armet me te mira ne kontrollin e sheqerit ne gjak.
Dieta Mesdhetare rezulton me e shendetshme se Dieta Vegjetariane
Studimet qe kane krahasuar impaktin e te dy dietave ne parametrat metabolik dhe fisiologjik te dy popullatave nen testim, kane treguar se, per sa i perket renies ne peshe dhe rrezikut arterosklerotik, dieta mesdhetare ishte me efikase. Avantazhi i saj qendron ne cilesine e yndyrnave dhe ne perberjen e saj me te ekuilibruar ne minerale.

Si te ushqehesh sipas Dietes Mesdhetare
Te ushqehesh sipas dietes meshdetare do te thote te konsumosh:
• Cdo dite fruta (sidomos rrush dhe fiq), dhe perime te stines (me baze ngjyren jeshile), sa me pak te perpunuara
• Cdo dite drithra integrale te ndryshem (grure, miser, oriz, bulgur, hikerror, tershere, elb); fasule te llojeve te ndryshme (thjerrza, qiqra, fasule me ngjyra)
• 2-3 here ne jave peshk dhe prodhime deti; fruta te thate dhe fara (arra, bajame, susam, fara kungulli, lini, luledielli); erza si rigoni, rozmarina, sherebela, menta, marjoram, trumza etj.
• Disa here ne jave, sasi te kufizuara mishi shpendesh, bulmet te yndyrshem, veze
• Pak here ne muaj: mish te kuq dhe embelsira
• Ne gatim perdoret vetem vaji i ullirit i perpunuar ne te ftohte dhe shume pak gjalpi i bagetise.
• Tipare te rendesishem te dietes mesdhetare jane edhe konsumi i moderuar i veres se kuqe, konsumi i cajrave bimor si caji i malit dhe hidratimi i mjaftueshem me uje natyral.
• Dieta mesdhetare eshte nje concept qe shkon pertej ushqimit, eshte nje menyre jetese qe ka ne fokus aktivitetin social (shijimin e ushqimit dhe praktikave te gatimit me njeri tjetrin), angazhimin fizik ne sigurimin e ushqimit, perpunimin artizanal dhe jo industrial te tij, ekspozimin ne diell dhe mbi te gjitha “gjithcka me mase”.

Nga Blerina Bombaj

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook