Lidhu me ne

Mix

Nepsi gjatë shtatzënisë – Një mit apo realitet?

Frutat, ëmbëlsirat, çokollatat e madje edhe racionet e mëdha me patate të skuqura, janë ndër ushqimet e zakonshme për të cilat gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e parë, kanë një dëshirë të papërmbajtshme për t’i konsumuar në çdo kohë të ditës ose të natës.

Por pse gratë kanë dëshira të tilla gjatë shtatzënisë dhe cila është arsyeja se përse ky fenomen ndodh?

A është nepsi gjatë shtatzënisë një mit apo realitet?

Teoritë dhe studimet e ndryshme nuk bien dakord për origjinën e këtij fenomeni, megjithatë nuk mungojnë sugjerimet dhe shpjegimet e mundshme. Në raste dyshimesh, mund të themi se dëshirat mund të jenë fizike, se mund të shfaqen për shkaqe psikologjike ose të lidhen me prodhimin hormonal të gruas.

Në mënyrë të detajuar, dëshira e papërmbajtshme për një ushqim të caktuar mund të lexohet si një lloj “këmbane alarmi” e trupit që sinjalizon një nevojë më të madhe për energji dhe rrjedhimisht kalori, të nevojshme për rritjen e fetusit.

Sipas teorive të tjera, kjo gjë mund të jetë edhe psikologjike, sepse gruaja ndjen dhe shpreh dëshirën për kujdes dhe vëmendje.

Po hormonet?

Gjatë muajve të shtatzënisë, ndryshimet hormonale janë intensive dhe të shpeshta. Dhe pa dyshim, këto “luhatje” kanë pasoja në ekuilibrin e trupit të femrës. Rritja e prodhimit të estrogjenit mund të çojë në një ndryshim në shqisën e shijes dhe nuhatjes. Kjo gjë që mund të shpjegojë pse ndodh shpesh që dëshirat të përfshijnë ushqime që mund të mos kenë qenë kurrë të pëlqyera.

Cilat janë ushqimet që gratë kërkojnë më tepër gjatë shtatzanisë?

Ndër ushqimet më të preferuara mund të rendism çokollatën, akulloren, patatet e skuqura, mishin e kuq, turshitë, limonin dhe ushqimet pikante. Në listë nuk mungojnë as ushqimet si hamburgerat, lloje të ndryshme makaronash dhe produktet e detit.

A ndikojnë dëshirat për një ushqim të caktuar tek shëndeti i foshnjës?

Mund të themi se, sado magjepsës ky besim popullor duket, nuk ka asnjë bazë apo shpjegim mjeko-shkencor. Të ashtuquajturat “njolla të lindjes” janë thjesht njolla që shumë shpesh, ndryshojnë ose zhduken plotësisht me kalimin e muajve ose viteve të para të jetës.

Megjithatë, pyetja mbetet: A duhet të kënaqen dëshirat? Edhe pse dëshirat nuk kanë asnjë lidhje me njollat e lëkurës tek të porsalindurit, është e qartë se ato ende përfaqësojnë një dëshirë të gruas, qoftë fizike apo psikologjike nuk ka rëndësi, e cila duhet të plotësohet për ta bërë atë të ndihet më mirë. /AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar5 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix5 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix5 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix5 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix5 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix6 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal6 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix6 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook