Kryesore
Rama habit liderët europianë me kravatën e mbushur me imazhet e organit gjenital femëror
Rama habit liderët europianë me kravatën e mbushur me imazhet e organit gjenital femëror
Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në Samitin informal të Pragës mes 44 liderëve të BE-së dhe të vendeve jo anëtare. Shumë të pranishëm kanë treguar vëmendje të shtuar ndaj kryeministrit tonë, duke hedhur edhe vështrime të habitura, për shkak të kravatës që ai mbante, e cila jep përshtypjen e disa vaginave të shumëngjyrshme.Me siguri Rama ka dashur të ilustrojë sa më qartë, lindjen e një mekanizmit të ri, për një komunitet politik europian, të propozuar nga Franca, për vendet që nuk janë anëtare të BE-së.
Nuk dihet nëse kryeministri e ka dizenjuar vetë kravatën, por duket se ajo mund të jetë inspiruar edhe nga pikturat e Georgia O’Keeffe, disa prej të cilave, evokojnë organin gjenital femëror ose nga “rrathët” e Kandinskyt.