Radar
Asgjë e re nga fronti i drejtësisë!

Asgjë e re nga fronti i drejtësisë!
Sot me një të rënë të lapsit u vendos që shkolla e parë jopublike ne Shqipëri të mbyllet!
Institucioni që për 30 vite ofroi një arsim cilësor për nxënësit, duke u kthyer në një urë lidhëse drejt suksesit të mijëra studenteve ndër vite, u mbyll!
Sot u vendos që 160 nxënës të shpërndahen duke u mohuar të drejtën për një arsimim cilësor dhe me standardet më të larta.
Listës së papunësisë iu shtuan dhe 45 punëmarrës në një shtet ku mundësia për punë është më e ulët se rrugët e emigracionit.
Është e tepërt për komente mbi një vendim bazuar në shkresurina arysetimesh të pabazuara në fakte dhe prova ashtu siç e parashikon procedura ligjore.
Fali O Zot se nuk dinë ç’ka bajnë!
