Radar
Shikoni sa informacion ka kryeministri
Nga Klodian Tomorri
Kush po pastron para tek kullat? -thotë kryeministri.
Banka OTP po pastron para që ka blerë disa kate njëherësh?
Apo ambasada e Izraelit që ka blerë tre kate?
Kush po pastron para që i bëni pis të gjithë?- thotë në Euronews.
Shikoni sa informacion ka kryeministri.
E di që OTP ka blerë zyrat tek kulla e 7 xhuxhave.
E di gjithashtu që ambasada e Izraelit ka blerë 3 kate.
Me gjithë ato halle dhe punë që ka në qeveri, i del koha të merret edhe me këto punët e agjencive të real estate-it.
Di kush kullë shet, kush ble, me sa e ble metrin, gjithcka.
Sikur gjysmen e merakut qe paska për keto shitjet e kullave ta ketë per buxhetin e shtetit, ne ia fusim Zvicrës per zhvillim për pune 10 vjetesh.