Lidhu me ne

Kryesore

Berisha me të larguarit nga puna: Sot vendin e specialistit në administratë e kanë zënë patronazhistët

berisha me te larguarit 1280x720

Sot vendin e specialistit dhe ekspertit në administratë e kanë zënë patronazhistët. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimit me të larguarit nga puna. Në fjalën e tij Berisha theksoi se gjatë qeverisjes së tij administrata ishte pothuajse tre herë më e vogël se kjo e sotmja dhe përballoi reforma të një rëndësie të jashtëzakonshme nga anëtarësimi në NATO të liberalizimi i vizave.

Me punën tuaj, administrata pothuajse tre herë më e vogël se kjo e sotmja përballoi me sukses të madh, reforma të një rëndësie të jashtëzakonshme. Proceset më serioze të vendit, anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stablizim-Asociimit, arritjen e statusit të vendit kandidat, liberalizimin e vizave. Pra unë nuk them që ato ishin vite vrapi, jo, por ishin vite të ecje të pandalshme progresi në rritje. Nga 85 mijë punonjës që kishte administrata, sot janë rreth 190 mijë. Sot vendin e ekspertit, e punonjësit të përkushtuar, zyrtarit shërbëtor të qytetarëve, masivishit e kanë zënë patronazhistët dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme”, u shpreh Berisha.

Sipas tij largimet masive nga puna shdnërruan korrupsioni në sistem, ku shërbimi ndaj ligjit dhe qytetarit është zëvendësuar me shërbimin ndaj partisë dhe klaneve të krimit të drogës.

“Largimet masive nga puna e zyrtarëve të aftë, të përkushtuar, të mirëshkolluar, krijuan mundësi, hapësira që në Shqipëri të rrënohet siguria juridike, të rrënohet rendi, siguria që në Shqipëri me shpejtësi të madhe korrupsioni të shndërrohet në sistem. Ju ishit njerëz të ligjit dhe në periudhat, në vitet e shërbimit tuaj ndaj vendit, ju i shërbyet ligjit. Sot shërbimi ndaj ligjit dhe qytetarit është zëvendësuar totalisht me shërbimin ndaj partisë, klaneve të krimit, drogës, të korrupsionit”.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook