Lidhu me ne

Radar

Çeshtja e një kopshti fëmijësh do të na tregojë nëse në gjykata kemi gjyqtar apo qyqar!

A ka mbetur gjykatës në Tiranë?

Nga Lutfi Dervishi

A ka mbetur gjykatës në Tiranë?

Nuk është fjala a ka gjyqtarë që kanë kaluar apo jo vettingun, por a ka gjyqtarë që jep vendimin bazuar mbi logjikën dhe mbi ligjin. A ka gjyqtarë që i thotë jo arbitraritetit të perandorit/sulltanit/?

A ka gjyqtarë në Tiranë si 300 vjet më parë në Berlin?

Legjenda thotë se Frederiku i Madh kërkoi të shembte një mulli në Potsdam, kundrejt dëmshpërblimit. Mullixhiu nuk pranoi. Kur Frederiku i Madh i kujtoi se mund ta shembte dhe të mos i jepte asnjë kacidhe, mullixhiu-iu përgjigj: ti je perandor, je i plotfuqishëm dhe mund ta shembësh mullirin, por ka ende gjyqtarë në Berlin.

Mulliri është edhe sot e kësaj dite në Potsdam. Nuk bluan grurë, por është kujtesë për traditën gjermane në drejtësi. Eshtë kujtesë që një gjyqtar mund të ndal arbitraritetin e të gjithpushtetshmit.

A ka mbetur ndonjë gjyqtar me integritet në Tiranë që mund të mendojë si prind, të mendojë si biznesmen, të mendojë si qytetar dhe të vendosë me paanshmëri dhe drejtësi një çështje arbitrariteti si ajo e mbylljes së kopështit fëmijëve?!

Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si prind, do të shqetësoheshin për fatin dhe traumën e fëmijëve të vegjël që nuk kanë mundësi të shkojnë në kopsht sepse ka një urdhër për mbylljen e tij!

Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si biznesmenë, do të tronditeshin se si arbitrariteti mund të vendosë nëse një biznes do të qëndrojë hapur apo mbyllur!

Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si punonjës të administratës publike, do të mirëkuptonin heshtjen e atyre prindërve dhe qytetarëve që vuajnë dhe stresohen nga kjo situatë, por nuk protestojnë dot se kanë frikën e vendit të punës.

Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si qytetarë do të alarmoheshin se si është e mundur që halli i një njeriu në Stamboll apo në Tiranë të përkthehet në hallin e dhjetëra fëmijëve, qindra prindërve dhe mijëra shqiptarëve në Shqipëri!

Çfarë krimi ka kryer ky kopsht fëmijësh? Çfarë ligji ka shkelur? Çfarë dëmi i ka shkaktuar shtetit dhe vendit?

Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si profesionistë, me veprimet e tyre do të dëshmonin se ka ardhur koha për t’i dhënë një mësim arbitraritetit të kujtdoqoftë.

Nëse gjyqtari/gjyqtarja duan t’i tregojnë opinionit publik se janë ata Zoti në sallë mund ta nisnin nga nxjerrja jashtë salle e “kokoroshëve” të Avokaturës së Shtetit që investohen për një kopsht fëmijësh dhe nuk bëjnë punën e tyre aty ku fluturojnë qindra milionë eurot e taksapaguesve shqiptarë.

Këta avokatucër të kujtojnë njeriun që vrapon pas kokrrës së ullirit, ndërkohë që po derdhet fuçia e vajit. Janë 156 milionë euro që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve edhe për hajvanllëqet dhe paaftësinë e avokatëve të Shtetit që gjejnë kohë të përfaqësojnë shtetin përballë një kopshti fëmijësh.

Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të kenë parasysh kushtetutën, do të kujtohen për nenin 54 që i ofron mbrojtje të veçantë fëmijëve.

Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të kujtojnë historinë e mullirit në Potsdam do të sjellin patjetër ndërmend gjykatësit, 300 vjet me parë, në Berlin .. dhe me vendimin e tyre do të kujtohen se nuk është fjala për kopshtin e fëmijëve, por për Shqipërinë, këtë “Kopshtin shkëmbor të Europës Juglindore”, siç thoshte Konica.

Me vendimin e tyre gjyqtari/gjyqtarja nuk do të vendosin fatin e një kopështi apo një shkolle, por vendosin edhe për t’u treguar shqiptarëve të ardhmen e këtij vendi; do të jetë një vend ku sundon drejtësia dhe ligji apo një vend që e ka zënë përfund “halli” i një njeriu në Stamboll apo në Tiranë.

Do të ishte fat nëse ka mbetur ende një gjykatës/e që i skuqet fytyra kur mendon se me vendimin e tij/saj nuk po mbyll thjesht një kopësht fëmijësh, por po i hap derë arbitraritetit dhe padrejtësisë.

Çështja e një kopshti fëmijësh do të na tregojë nëse në gjykata kemi gjyqtar apo qyqar!

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook