Lidhu me ne

Mix

Ushqimet e duhura që ju ndihmojnë të humbni peshë gradualisht

Morning Habits for Weight Loss | The Palm South Beach Diet Blog

“Humbje peshe” në mëngjes…

Të nisësh një dietë me këmbën e djathtë do të thotë të fillosh me një mëngjes të shëndetshëm që duhet të përgatitet me ushqimet e duhura. Shumë shpesh vakti i parë i ditës është i kursyer, disa e anashkalojnë mëngjesin duke pritur për të ngrënë në drekë, të tjerë përsëri pranojnë një briosh me ‘super kalori’ nga bari ose nga makina shitëse e kompanisë.

Për ata që nuk e pëlqejnë qumështin sepse u duket i patretshëm apo çaji sepse nuk ua mbulon nevojat e përditshme, ja disa ide për të përfituar nga një nga vaktet më të rëndësishme të ditës. Duke ndjekur këshillat e mëposhtme, do të gjeni ushqimet e duhura që ju ndihmojnë të humbni peshë gradualisht, pa e bërë mëngjesin të papëlqyeshëm. Mos harroni të alternoni menutë për të ndryshuar sa më shumë ushqimin.

Të mos mungojë kosi

Zgjidhja ideale për ata që nuk kanë kohë dhe duan të hanë diçka natyrale dhe të lehtë. Kosi me pak yndyrë është i shëndetshëm sepse ngop dhe ndihmon transitin e zorrëve. Me shtimin e drithërave dhe frutave të freskëta kthehet në një rezervë vitaminash dhe karbohidratesh. Kini kujdes të mos zgjidhni ato kremoze që përmbajnë çokollatë, kafe apo fruta të thata dhe për këtë arsye janë të ngjashme me një ëmbëlsirë. Në verë mund të zgjidhni ta ngrini dhe ta shijoni sikur të ishte akullore.

Tërshërë për mëngjes

Është alternativa e drithërave tradicionale që ndonjëherë janë të pasura me sheqer ose përmbajnë ushqime me kalori si lajthitë, mjaltin, çokollatën dhe frutat e thata. Thekonet e tërshërës janë ideale për ata që janë në dietë pasi ngopin dhe nuk ju shëndoshin, gjithashtu mund t’i hani të nxehtë ose të vakët.

Banane

Është një burim i pashtershëm substancash si vitaminat dhe kaliumi. Lehtë për t’u qëruar dhe prerë në feta do t’ju ngop deri në drekë. Mund të shijohet i shoqëruar me drithëra ose me pak kakao të hidhur, pa e sheqerosur, në këtë mënyrë mëngjesi do të bëhet një vakt i plotë dhe i ekuilibruar.

Më pak qumësht dhe më shumë karbohidrate

Për adhuruesit e kësaj pije, këshilla është që përveç zgjedhjes së versionit më të dobët, të pinë gjysmë filxhani në vend të një filxhani të plotë dhe ta shoqërojnë me një fetë bukë të thekur në vend të biskotave që shpesh janë kalorike dhe plot yndyrë, në këtë. mënyrë nuk do të ndiheni të uritur në mes të mëngjesit dhe shija do të jetë e ngopur.

Manaferra të egra

Tashmë të gjithë i dinë përfitimet e këtyre frutave të vogla, të cilat përveçse janë shumë të gjallë dhe për këtë arsye sjellin gëzim në tryezë, janë të pasura me sheqerna frutash, antioksidantë dhe vitamina dhe janë të ulëta në kalori. Mund të shijohen vetëm por edhe me drithëra dhe kos ose në formë reçeli, pa sheqer dhe të lyer me bukë.

/ Burimi www.donnad.it

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook