Lidhu me ne

Mix

Përse gënjejmë?

Përse gënjejmë?

Që në fëmijëri na mësonin të mos gënjenim. Po ndonjëherë është e pamundur të mos e bësh. Pse? Përse gënjejmë?

Vështirë të dalë dikush dhe të thotë se në jetën e tij nuk ka gënjyer kurrë, asnjëherë! Qoftë edhe nga ato të bardhat që nuk i prishin punë askujt veç ndreqin një situatë të sikletshme apo bëjnë të dalë nga situata, ai që gënjen.

Të rriturit, në përgjithësi, priren të gënjejnë kryesisht për të mbuluar gabimet, për t’u bërë përshtypje të tjerëve, për të marrë përfitime financiare dhe për të shmangur ofendimin e dikujt. Por cili mekanizëm mendor na shtyn të gënjejmë?

Për të kuptuar arsyen që na shtyn të themi gënjeshtra, duhet t’i referohemi biologjisë evolucionare.

Disa lloje zogjsh, për të mbrojtur vezët e tyre nga grabitqarët, pretendojnë se janë të lënduar. Ata tërheqin zvarrë një nga krahët e tyre në tokë, sikur të ishin të lënduar. Kjo sjellje i mban larg dhelprat dhe grabitqarët e tjerë. Vetëm kur grabitqari është mjaftueshëm larg nga të vegjlit e tyre, këta zogj rifillojnë të fluturojnë normalisht.

Studimet kanë treguar se foshnjat fillojnë të gënjejnë qysh në moshën gjashtë muajsh përmes lëvizjeve që tërheqin vëmendjen e prindërve apo atyre që i rrethojnë, si të qarat e rreme apo të qeshurat. Megjithatë, vetëm pas vitit të shtatë të moshës, aftësia e tyre për të gënjyer përmirësohet. Ata do të kuptojnë se cilat janë truket që funksionojnë dhe janë të besueshme dhe cilat jo.

Gënjeshtra është një akt krejtësisht i natyrshëm (brenda kufijve të caktuar dhe nëse nuk rezulton në një qëndrim patologjik), nga i cili prindërit nuk duhet të kenë frikë, për sa kohë që fëmijët e tyre janë të sinqertë për gjërat e rëndësishme. Edhe pse, në fakt, shumica e prindërve ndonjëherë priren të shqetësohen se fëmija i tyre po gënjen, në realitet ata duhet të bëjnë pikërisht të kundërtën. Ata duhet të jenë të lumtur që fëmija i tyre është një fëmijë i shëndetshëm, i aftë të kuptojë dhe dallojë emocionet e njerëzve dhe të gjejë mënyrën më të mirë për të komunikuar me ta.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar4 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix6 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix6 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix6 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix7 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar7 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix7 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix8 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix8 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook