Lidhu me ne

Temporal

Njeriu që punon si kryeministër thotë mos ikni !

“Mos merrni rrugët e emigracionit”, Rama përsërit

Nga Skerdilajd Zaimi – Respublica.al

Tani, të gjithë, apo një pjesë jo e vogël, e mbajmë mend atë njeriun që punon si kryeministër kur para disa vitesh, para disa muajsh, para një viti, more kurdoherë përpara të tanishmes, që njëherë e mohonte emigrimin masiv, e njëherë e intepretonte atë si shprehje të lirisë. Sepse sipas tij shqiptarët po kërkojnë kudo më të mirën për veten.

Puna është se ikja ka një shpjegim objektiv, por edhe subjektiv.

Objektiv është ekonomia, krimi, korrupsioni, shkollimi, pasiguria.

Subjektive janë arsye si p.sh pështjellimi i zorrëve kur sheh këtë në televizion çdo ditë, kur sheh Taulant Ballën dhe Belinda Ballukun që të flasin sesa shumë punojnë për të ardhmen tonë, kur sheh Sinan Idrizin, biznesmen thonë, që është i përdëlluar të investojë në arsim, po kur sheh Damian Gjiknurin që qesh kot.

Këtyre të dyjave qeveria nuk ka çfarë u bën, as opozita. Se ky stan këtë bulmet ka. Të parave po. Ndaj z. Rama sot na doli e na tha një të fshehtë për Shqipërinë që e ka bërë bahçe me lule.Të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur, mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës.

Këtë nuk e them bazuar në një ëndërr, por bazuar në ato që kam parë.

Të gjithë ata që duan të bëjnë një agroturizëm ne jemi gati t’i mbështesim. Të gjithë ata që e kanë bërë fitojnë më shumë nga ç’do fitonin nga një punë në të bardhë apo të zezë diku tjetër

tha ai gjatë një analize për turizmin.

Ky është i njëjti njeri që deri më sot jo vetëm e injoronte publikisht problemin, por madje e ktheu në diskutim pikëpamjesh mbi perspektivën e secilit. Sot Shqipëria ofron mundësi, në agrobiznes. Dhe kështu ky bari shpirtrash të braktisur u kujtua që të mos e lërë zullumin të trashet aq shumë pse tashmë boshatisja e vendit është fakt.

Nga sa shohim e prekim në këtë vend, edhe kjo thirrje është e rremë. Për shpirt, z. Rama do donte që ca soj shqiptarësh jo të ikin, por as të mos ekzistonin. Ai do donte këtu ca ndërtues, ca restorante ku të shkojë të hajë, ca gazetarë që i bëjnë lajka dhe një fushë avionësh ku të ulet e ngrihet për nevoja të politikës së madhe që bën.

Të tjerët janë frymë, inekzistentë, njerëz që flasin dhe helmojnë ajrin e pastër të zhvillimit. Duhen edhe ca që bëjnë këngë. Kaq duhet. Një Shqipëri rustike me rreth 400 mijë banorë. Se kaq edhe votojnë PS-në, pra kupto – kaq edhe janë ata që punojnë dhe e duan këtë vend. Të tjerët…ngri supet e ec e kuptoje ça janë.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook