Radar
Rama: Shqiptarët largohen me gomone se dëgjojnë thashetheme që Britania ka mungesa

Kryeministri Edi Rama është pyetur për largimin e shqiptarëve me gomone drejt Britanisë në një intervistë për emisionin radiofonik “Pjesa tjetër është politikë” nga Alaister Campbell dhe Rory Steëart.
Sipas Ramës, largimet me gomone janë të trishta ndërsa vuri në dyshim shifrat e shqiptarëve që largohen.
“Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithëse jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanikë që nuk korrespondojnë.
“The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njerëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqiptarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia.
Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuam më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për’tu kuptuar, por pavarëshisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulëzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.
Sepse pasi del një thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne”, tha Rama.