Lidhu me ne

Mix

Çfarë pëson trupi ynë nga mungesa e seksit

No Sex Drive? This Could Be Why - HealthyWomen

Përditshmëria jonë ka një sërë ngarkesash të cilat shpesh na prishin humorin dhe anën romantike, si stresi, orët e gjata të punës, problemet shëndetësore dhe detyrimet e tjera.

Instituti Kinsey në Indiana, të SHBA, kreu një studim për të zbuluar efektet që ka aktiviteti seksual në organizmin tonë. Nga pjesëmarrësit, 44% thanë se jeta e tyre seksuale kishte rënë dy vitet e fundit, ndërsa 30% pohuan të njëjtën gjë për jetën e tyre romantike.

Karantina me partnerin nuk rezultoi se njerëzit ishin në humor për të bërë seks. E njëjta gjë ndodhi edhe verën e kaluar. Megjithatë, ka shumë argumente që pohojnë se mungesa e seksit nuk ka efekte pozitive në trup. Përveç faktit që seksi është një aktivitet argëtues që na afron me partnerin, nga mungesa e tij humbasim edhe shumë avantazhe të tjera.

Këtë do ta kuptojmë më mirë nëse kemi parasysh se çfarë ndodh me trupin tonë kur nuk bëjmë seks.

Presioni i gjakut mund të rritet- Seksi përmirëson reagimin normal të trupit tonë ndaj stresit dhe kjo e mban presionin e gjakut në një nivel më të ulët.

Mbytemi nga streset– Seksi i mirë mund të na bëjë të harrojmë, qoftë edhe për disa orë të gjitha problemet tona dhe të arrijmë të relaksohemi. Në këtë gjendje ne mund t’i shohim gjërat që na ndodhin nga një këndvështrim tjetër, më pak urgjent. Gjatë orgazmës, në fakt, lirohet endorfina: hormoni që ndihmon në përmirësimin e humorit tonë.

Sistemi ynë imunitar dobësohet– Studimet kanë treguar se pacientët që bënin seks një ose dy herë në javë kishin një përqendrim jashtëzakonisht të lartë të imunoglobulinës A, një antitrup që luan një rol të rëndësishëm në imunitet.

Performanca jonë në punë mund të ulet- Ata që kanë një jetë seksuale aktive janë shumë më të lumtur në karrierën e tyre. Zinxhiri shkon kështu: një marrëdhënie e shëndetshme do të thotë një jetë e shëndetshme seksuale e cila sjell lumturi, kështu që kjo transferohet në jetën e përditshme si rezultat i së cilës kemi më shumë oreks për punë.

MË TEPËR

Kioske11 minuta më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske18 minuta më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar40 minuta më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix43 minuta më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix50 minuta më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske1 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet1 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore2 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook