Lidhu me ne

Radar

Berisha foli online me qytetarët, nga oferta për ekonominë familjare deri te takimi Kim-Meta

WhatsApp Image 2022 09 24 at 12.44.56

E shtuna mediatike e Sali Berishës iu dedikua komunikimit të tij me mbështetës në rrjetet sociale mbi politikën ekonomike, jetën sociale në vend dhe alternativën e demokratëve nëse vijnë në pushtet.

Qytetarët e pyetën se si zgjidhet kriza ekonomike e vendit dhe si ndalet emigrimi masiv i shqiptarëve. Berisha renditi 5 momente kryesore të programit të forcës kryesore në opozitë. “Minimum jetik, arsim masiv, mbështetje financiare për çiftet e reja, rikthim i të rinjve në vend dhe politikë për të financuar fëmijën e tretë në familje”.

Në kushtet e një rritjeje të vazhdueshme të çmimeve, dhe duke i konsideruar të pamjaftueshme masat e qeverisë, Berisha tha se nëse vjen në pushtet do të rrisë deri në dyfishim pagat e sektorëve më të rëndësishëm që ofrojnë shërbime publike për qytetarët.

 “Ne do të dyfishojmë rrogat e punonjësve të shëndetësisë, do të garantojmë një buxhet të mjaftueshëm për modernizimin dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë. ju garantoj se PD do të dyfishohet pensionet ndihma ekonomike e rrogave”, tha ai.

Duke i qëndruar devizës së ish-presidentit amerikan Reagan, se qeveria është problemi, Berisha pranon dështimin me legalizimet dhe gabimin fillestar me pronat. “Natyrisht, nga viti 1990 gjer më sot, shumë gjëra do kisha bërë ndryshe. Një nga gjërat që do bëja ndryshe, është ligji për tokën. Përveç kësaj, pa diskutim që në tërësinë e reformave, disa prej tyre mund të ishin ridimensionuar”.

Lideri i demokratëve kryefjalë në këtë takim kishte thirrjen për protesta masive deri në largim të qeverisë së Edi Ramës. Nga Facebook i erdhi një pyetje edhe mbi takimin e ambasadores amerikane Yuri Kim me Ilir Metën. Mesazhi i tij erdhi në një fjali sinkron. “Një takim normal i një ambasadores së SHBA me një partner të PD”.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook