Lidhu me ne

Mix

Të përzierat dhe të vjellat në shtazani, kur duhet kërkuar ndihma mjekësore

shtatzeni kontroll

Te perzjerat dhe te vjellat (semundja e mengjesit) jane shenja te zakonshme gjate trimestrit te pare te shtatezanise.Hasen ne rreth 50 % te grave, me kohezhgjatje nga java e 6 deri ne javen e 16. Shumica e grave do te qetesohen vete, dhe vetem nje pjese e tyre perkeqesohen duke cuar ne dehidrim dhe me pas hospitalizim te tyre.

Hiperemezis gravidarum prek 2 ne 100 gra shtatezane. Eshte nje gjendje qe karakterizohet nga te vjella persistente, humbje ne peshe (mbi 5% te peshes trupore), ketonuri, anomali te elektroliteteve, dehirim.

Semundja e mengjesit nis zakonisht nga java e 5 -6 e shtatezanise,perkeqesohet, rreth javes se 9, dhe permiresohen ne javen e 16. Rralle mund te vazhdojne shqetesimet ne deri ne javen e 20, dhe ne 5 % te rasteve deri ne fund te shtatezanise. Eshte pare qe grate te cilat kane nauze dhe te vjella ne sasi mesatare kane me pak shance per te bere deshtime apo humbje te femijes.

Si shkak behen ndryshimet hormonale qe shoqerojne shtatezanine, rritja e vlerave te tyre, levizja e ngadalesuar e permbajtjes se stomakut, si dhe faktore psikogjik.

Me shpesh preken grate te cilat kane patur problem te ketilla ne shtatezanite e meparshme, gjate marrjes se kontraceptiveve oral apo ato qe vuajne nga semundje traktit tretes (refluks, ulcer).

Kur duhet kerkuar ndihma mjekesore?

– Nese shfaqen shenja te dehidrimit, urinim i rralle, urine e erret, keputje pamundesi per te ndenjur ne kemb.
– Te vjella te shpeshta, ose te shoqeruara me dalje gjaku.
– Dhimbje apo krampe te fundit te barkut.
– Nese behet e pamundur te mbahet asnje ushqim apo leng per me teper se 12 ore.
– Nese ka renie peshe mbi 2,3 kg.

TRAJTIMI

Trajtimi gjate shtatezanise ka per qellim lehtesimin e gjendjes se pergjithshme, ti japi mundesi gruas te ushqehet me mire dhe te mos humbi ne peshe.

Ndryshimet dietike

– Te shmangen ushqimet qe perkeqesojne te perzjerat.
– Te merren ushqimet ne sasi te vogel,me para se te nisi urija, duke shmangur boshatisjen e stomakut.
– Midis vakteve te pihen lengje te ftohta, te kthjellta,apo limonata. ne sasi te vogla dhe te shpeshta.
– Te merret ere limoni te freskte, portokalli, mente apo te perdoren difuzor vajor me keto aroma.
– Te shmangen dhomat e tejmbushura, ererat (parfume, kafe, ushqime, duhani)
– Te shmanget te nxehtit apo lageshira e madhe, zhurmat.
– Levizjet vizuale apo fizike
– Ushtrimet fizike te teperta
– Ushqimet e embla, pikante apo me permbajtje yndyrnash.
– Pas marrjes se ushqimeve nuk duhet te shtrihen me pare se 30 min, dhe te shmangen ndryshimet e menjehershme te pozicioneve.
– Larja e dhembeve pas ngrenies mund te ndihmoje ne parandalinim e simptomave.

Preparatet : jane efektive ne shumicen e grave dhe te jane jo te demshme.

– Vitamina B6 dhe Doxylamine se bashku apo te vecuara reduktojne te vjellat
– Antihistaminik te tipit : diphenydramine, meclizine
– Prometazine nen formen e tabletave, solucioneve, injeksioneve apo suposteve.Mund te meren cdo 4 ore, dhe kane si efekte anesore tharje goje, e me rralle kontraktura muskulare.
– Metoclopramide (reglan) i cili pershpejton zbrazjen e stomakut. Merret ne formen e tabletave, solucioneve apo injeksioneve, 30 min para cdo vakti dhe para gjumit.
– Ondansetron (zofran) merret zakonisht nga goja ose injeksione cdo 8-12 ore.

Nese eshte e pamundur te mbahen ushqimet apo lengjet, mund te merren likide intravenoze, dhe ne rastet me te renda mund te kalohet ne ushqim me sonde nazogatrike.

Acupunkture dhe acupresion: per te kontrolluar keto simptoma mund te pedoret akupunkture ne piken 6 P6 ne kycin e dores, per te kontrolluar te perzjerat, ndersa akupresioni aplikohet me dore ose me band te kyci i dores.

Ginger. (ginsening) eshte ushqim qe perdoren ne guzhinen aziatike si dhe mjekesine popullore per crregullime te tilla sikur dyspepsia, te perzjera te vjella, konstipacioni, fryrje te barkut, inflamacione te gingivave, ethe, apo hipertension.

Ginger mund te jete ne formen e ekstraktit, shurupit, apo kapsulave.

Marrja e 1 gr ginko (e ndare ne 4 marrje 250 mg) se bashku me vitamin B (piridoksine) eshte efektiv ne reduktimin e ashpersise se simptomave por jo ne uljen e numrit te te vjellave.Perdorimi i ginkos eshte i sigurt por duhet patur kujdes ne pacientet qe perdorin terapi antikoaguluese, ne ulcerat gastrike, dhe ne personat me rrezik te larte per obstruksione te zorreve.

Hypnoza. eshte pare te jete efektive ne trajtimin e te perzjerave dhe te vjellave, gjate shtatezanise por duhen studime te metejshme per ta bere te aplikueshem ne praktiken e perditshme.

SEMUNDJA E LEVIZJES

Eshte pergjigje anormale ndaj levizjes se vertete, te perceptuar apo te anticipuar te shkaktuar nga levizja e makines, trenit apo aeroplanit, anijeve dhe shpeshhere edhe ne personat qe vezhgojne anijet.Simptomat perfshijne te vjella, simptoma, gjendje te dobet, marrje mendsh, djerse te ftohta, corientim, lodhje.

Keto simptoma ndodhin si rezultat kryqezimit te gabuar te sistemit viziv, vestibular dhe proprioreceptiv.

Trajtimi medikamentoz: perfshin patch transdermale me skopolamin, patch antikolinergjik te vendosur pas veshit 8 ore para udhetimit, me efekt 6 deri 8 ore.Mund te perdoren dhe antihistaminiket sikur : dimendhydrinate, meclizine, dhe cyclizine,por kane si efekte anesore sedacion, demtimi te njohjes, dhe interferojne me funksionet jetesore.Tipi i mjekmit duhet pershtatur me kohezgjatjen e udhetimit dhe qellimin e tij.

Trajtimi jomedikamentoz : keshillat per te reduktuar semundjen e mengjesit jane : te shmangen ushqimet e yndyrshme, djegese, piper. te hahen vakte te vogla dhe te shpeshta, te ruhet hidrimi me lengje sipas shijes, perdoren ginko, akupunkture dhe akupresion.Te perdoren teknika respiratore dhe relaksimi, terapia konjuktive. Perdorimi i muzikes relaksuese eshte shume i keshilluar.

Artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj

Klinika gjinekologjike “Dr. Kozeta”
Nr tel: +355 68 231 3410

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook