Lidhu me ne

Kioske

Ky bën kështu se s’ka drejtësi, jo se nuk ka opozitë

Nga Respublica.al

FOTO/ Edi Rama ZHVISHET “live” në emision: Thuaji pak atyre çunave të  sjellin ato dy xhaketat e terrenit

Ky bën kështu se s’ka drejtësi, jo se nuk ka opozitë

Ky bën kështu sepse nuk ka Opozitë. Ja një tezë që ka gjetur vend dhe me të cilën shumëkush shpjegon spiralen e korrupsionit të qeverisë aktuale. 

Është një lloj alibie që duket se kënaq si shpresë e fundit pathyeshmërinë politike të Edi Ramës, e cila është në fakt fitore në fushën bosh. 

Mirëpo të bësh një pohim të tillë është të presupozosh se ne duhet të imagjinojmë se në krye kemi ca banditë që mund të kufizohen vetëm nga frika. Është si të thuash se pa presionin e frikës politike arsyetimi politik nuk ekziston, ndaj edhe qeveria është lëshuar në vjedhje. 

Në fakt e vërteta duhet të jetë disi ndryshe. Padyshim që një opozitë e fortë e vë në pozitë pune një qeveri, por një opozitë nuk përbën kërcënim të tjetër lloji për një qeveri në sistemin tonë. Shumëkush i kërkoi Edi Ramës të fuste në burg Sali Berishën dhe ky i fundit jo vetëm nuk e përmbushi këtë pritmëri, por përkundrazi, nuk përjashtohet të ketë penguar një gjë të tillë. Alibia është e thjeshtë: nuk është qeveria që burgos, por prokuroria dhe gjykata.

Ndaj dhe ne duhet ta zhvendosim fokusin: Ky(Edi Rama) bën kështu sepse nuk ka drejtësi, as prokurori dhe as gjykatë. Sepse një prokurori dhe gjykatë realisht të pavarura nuk presin nga opozita që të veprojnë, por hyjnë në veprim kur ka shkelje ligji. Koncesionet do të ishin frenuar, prokurimet po ashtu, po edhe shkeljet e ligjit. Ne sot kemi disa prokurori, disa agjencie financiare, të hetimit tatimor dhe doganor që nuk kanë asnjë vlerë sa kohë e drejta penale këtu zbatohet vetëm kryesisht për ata që shkelin shpejtësinë në qarkullim. Sot dikush mund të thotë se qeveria mund të ndjekë me dosje shkelje të qeverisë paraardhëse, mirëpo pikërisht kjo heshtje na jep shenjën se kështu do bëjë edhe qeveria tjetër dhe se nuk duhet pritur veprim në këtë drejtim nga politika. 

E imagjinoni p.sh që me vetëm fjalën tërmet në përgjim, Damian Gjiknuri të ishte thirrur për të sqaruar pozicionin e vet në Prokurori? Ose që drejtuesja e Tatimeve të thirrej për rrjedhjen e të dhënave. Po flasim për pyetje serioze, jo tallje. 

Dallimi mes vakuumit politik dhe atij ligjor ka dallim. Asnjë opozitë nuk mund të premtojë gjëra që nuk mund t’i bëjë veçse nëse gënjen, por organet e hetimit e kanë fushën të lirë për procedurë në çdo rast. 

Z. Rama vërtet që mund të jetë në pushtet për shkak të opozitës, por shkeljet dhe mënyra sesi ai po i justifikon vetes çdo gjë nuk lidhet vetëm me opozitën, por me kontrollin e drejtësise. Fakti që shumëkush e sheh dëshminë e penalitetit të një qeverie të lidhur me forcën e opozitës, tradhëton një mendësi të vjetër ndër ne, se drejtësinë e sjell ekzekutivi, se drejtësia vjen nga Lart, çka i jep mundësi sorollopit politik si Rama të shtyjë 8 vjet duke u justifikuar se po reformojmë drejtësinë, se pasi ngriti demonstratë për Gërdecin, kur është në qeveri vetë e shpall aksident teknologjik e kështu me radhë. 

Rasti i Italisë na ilustron më së miri se çfarë ndodh kur drejtësia funksionon pavarësisht politikës edhe pse aty është kaluar në skajin tjetër, të pushtetit të pakontrolluar të gjykatësve. 

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore13 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook