Lidhu me ne

Kioske

Rama është rreziku që po ikën, Veliaj është rreziku që po vjen

Veliaj: Rama dhe ekipi tij meritojnë mbështetjen tonë | Gazeta Koha Jone

Nga Basir Çollaku

Trazimet, krisjet, ambiciet, ekulibrat politikë, koha për të ndryshuar shenjestrën dhe hequr telashet kanë sjellë një situatë të pazakontë në mazhorancë. Ndërkombëtarët gri, të zgjatuar në interesa globale, kanë edhe bishtat në Shqipëri për të kontrolluar shumëçka.

Rama dhe Veliaj janë në raundin e fundit të bashkëjetesës. Përrllat me dashuri mes tyre, e përqafime tinzare, janë dokrra hini.

Përplasja mes socialistëve të kënaqur dhe pakënaqur nuk do të ndalojë, pa një rezultat tjetër, ndryshe nga aktuali në krye të tryre. Edi Rama, po dorëzohet dhunshëm dhe Erion Veliaj, po ngrihet njëlloj forcërisht e dhunshëm.


Janë disa ngjarje, të cilat në kontekst gjenden të lidhura mes tyre, në shërbim të këtij zhvillimi, ku aktorët dhe faktorët po ndeshen.


Fron Nahzi, Drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri një njeri me rëndësi ende në këtë Fondacion, sulmoi një javë më herët Edi Ramën dhe projektin Open Ballkan. Ndër të tjera ai u shpreh se ‘Vuçiç e përdor Ramën si ushtar për të çuar përpara interesat serbe’ dhe se ‘të dy kanë të përbashkëta pjesë nga e njëjta lojë e shpifur.

Duke shtuar se nën drejtimin e Ramës… vëzhguesit e brendshëm e të jashtëm e kanë akuzuar qeverinë e tij për korrupsion, klientelizëm dhe intimidim të gazetarëve e kritikëve’.


Ky ishte sinjali i parë çuditërisht nga kulla “Soros” ndaj Ramës, kur nga ana tjetër Veliaj i përgjigjet me një kundërsulm agresiv në krah të djalit Aleks, por jo vetëm. Erjon Veliaj gjendet fill pas këtij sulmi, në një udhëtim luksi në SHBA në Washington në takime në kongres dhe senat me kryetaren e kongresit Nensi Pelosi, ish-kandidati për president të SHBA, senatori Mitt Romney, keu i shumicës në Senatin Amerikan, Charles Schumer.

Këto janë takime të bëra nga lobingje të forta. Me pagesë. Madje të thekur. Natyrisht edhe pagesat nuk kanë qenë aspak të thjeshta për të mbërritur në këto zyra. Sepse nuk ka ansjë protokoll që parashikon takim të një kryebashkiaku të këtij niveli me këta funksionarë.

Kjo është histori lobingjesh Vëmendja e shtuar, propaganda e shfrenuar, flasin se Rama ka marrë urdhër të lërë vendin pasardhësit, i cili tani flet si shefi piolitik i Ramës.

Koha do të caktojë datën së shpejti.

Në këtë situatë në PS janë kthyer jo pak politikanë e deputetë më kokë nga Bashkia dhe Rama ka mbetur me gratë e bindura të qeverisë, të cilat kanë gjithnjë e më tepër kohë të pazëshme. Po në këtë kulme amerikane të Veliajt në Uashington, në mediat në Tiranë shpërthejnë lajmet për zyrtarin e lartë të FBI, një miqësi e Ramës me biznes në Shqipëri, njeri i dyshuar për lidhje ruse.

Kryebashkiaku është kujdesur për ta djersitur shefin e deritranishëm, duke driferncuar veten si beniamin amerikan e Ramën si hije e dyshimtë ruse.

Një lloj aksioni agresiv majtist, ka prekur dhe sulmin ndaj opozitës, që është shumë më i ashpër se herë tjetër. Rikthimi i historisë me 500 mijë euro të PD të përdorura nga Lulzim Basha në kohën kur ishte kryetar partie, është kurthi dhe karremi aktual.

Ato nuk janë para ruse, sepse kjo histori do kishte marrë dhenë në momentet e shpërthimit pa lënë kokërr kusuri.

Natyrisht kjo shumë e madhe parash, është nën dyshime serioze të mosformalizimit. Pastërti dhe transparencë është domosdoshmëri të bëhet. Mund të jenë para qokash në forma të ndryshme. Synimi kryesor është të damkoset e gjithë politika, kryesisht opozita, se gjoja nuk janë të duhurit dhe kështu të hapet vend për bashkiakun. Opozita, Partia Demokratike duhet të jetë denoncuese e ashpër e kësaj farse propogande, duke kërkuar me ngulm, llogari për paratë e Veliajt në këtë aksion personal politik.

Ajo duhet të lërë Bashën e vetëlarguar dhe të kërkojë çdo institucioni ligjzbatues, të detyrojë kreun e Bashkisë së Tiranës, për shpenzimin e çdo qindarke publike apo gjobitjeje. Kjo duhet të jetë axhenda radikale e saj.


Por ka mjaft pyetje shqiptare, serioze, shumë shqetësuese, që nuk marrin përgjigje as në Tiranë as në Uashington


Konkretisht faktet kompromentuese janë.


Erion Veliaj nuk kishte ftesa zyrtare, nga asnjë nga zyrtarët në Kongresin dhe Senatin amerikan me të cilët është takuar. As nga Nensi Pelosi, Mitt Romney, apo Charles Schumer.
Mungesa e ftesës, do të thotë se koha e tyre, mund dhe duhet të jetë blerë nga lobuesit. Ramës I kushtoi 80 mijë dollarë një foto me Obamën dhe gruaja Bilal, e di se çfarë belaje e ka gjetur.
Veliaj nuk e thotë


Ai nuk është në rangun e zyrtarit, vizita e të cilit të jetë pjesë e protokollit të funksuionarëve në Kongresin dhe Senatin amerikan.


Veliaj nuk e thotë


Furtuna e arrestimeve publike të kullave shumëkatëshe, gjoja pa leje, kur lejedhënësi është Erjon Veliaj, por regjinë e bëri e vetëquajtura motra Belinda Balluku, mund të kenë qenë gjobëvënia për të bërë pagesat e majme në Amerikë?


Veliaj nuk e thotë


A e dinë zyrtarët e lartë në Kongresin dhe Senatin amerikan, se kanë pritur zyrtarin lokal të Tiranës, pjesë e një dosje të rëndë ku akuza kryesore është vrasja e një të mituri, 17 vjeçarin e ndjerë Ardit Gjoklaj ?


A e dinë zyrtarët e lartë amerikanë në Kongres dhe Senat se Erion Veliaj është pjesë hetimi e një dosje të Ndranghetës, nisur nga antimafia italiane me përgjime, ku Mafia kërkonte kulla të larta në qendër të Tiranës dhe njeriu i tyre në Bashki afër kryetarit, kishte dhënë garancitë e kërkuara?


A e dinë zyrtarët e lartë amerikanë në Kongres dhe Senatin se kanë pritur njeriun potencialisht të pandehur në dosjen e Inceneratorëve, ku janë zhdukur gjysëm milliardë dollarë dhe Erjon Veliaj është pjesa kryesore e kësaj megaafere?


A e dinë këta zyrtarë në Kongresin dhe Senatin amerikan, se 40 përqind e lejeve të ndërtimit në tre vitet e fundit, sipas raporteve të ndërkombëtarëve, u janë dhënë firmave njëvjeçare me para të dyshimta, me burime trafiqet e drogës?


A e dinë zyrtarët amerikanë në Kongres dhe në Senat se në raportet e DEA, CIA, DASH, BE Tirana mbetet një nga qendrat më të rënda operacionale kriminale të MAFIA dhe janë pastruar në dy vite, mbi dy miliardë dollarë, me punë publike qëndrore dhe lokale?


A e dinë zyrtarët amerikanë në Kongres dhe Senat, se janë duke përfshirë në axhendë ekstreme ortakun e rrezikut aktual Edi Rama?


Partia Demokratike, duhet të fokusohet me emergjencë dhe përqëndrohet me energji të njëjtë si ndaj Edi Ramës, rreziku që po ikën, ashtu edhe ndaj Erion Veliajt, rreziku që po vjen.

Rreziku i dytë është më i keq se i pari…Tërmeti në nëntor ia la vendin Pandemisë së Covid, e cila e kaloi në viktima frikshëm.

Ky rrezik që po vjen është përtej pandemisë..

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix12 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore13 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar14 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix15 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar15 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar17 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix17 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore18 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix18 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook