Lidhu me ne

Kryesore

Sulmet kibernetike/ Tenderat ishin korruptive, mbrojtja e sistemeve dështoi

Sulmet kibernetike/ Berisha: Tenderat ishin korruptive, mbrojtja e sistemeve

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha dënoi tenderat në fushën dixhitale, duke i cilësuar korruptive. Teksa foli për sulmet kibernetike, Berisha tha se është shpenzuar një shumë e madhe parash, por mbrojtja e sisitemeve mbetet e dobët.

“Dënoj me forcën më të madhe, tenderat korruptivë të ndërtimit dhe mbrojtjes së këtyre sistemeve. Përpjekjet për të ndërhyrë në Kosovë kanë qenë të mëdha, por mbrojtja e tyre ka shkëlqyer dhe nuk ka lejuar penetrimin në këto sisteme.

200 milionë euro të shpenzuara në Shqipëri kanë përfunduar në xhepat e Gjelishtëve, Beqëve dhe baxhanakëve me shokë dhe nuk kanë përfunduar në teknologjitë mbrojtëse. Përpjekjet për të fajësuar kompaninë amerikane, janë përpjekje për të fshehur vjedhjet që janë bërë”, tha Berisha.

Ky i fundit i bëri thirrje NATO-s, që të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar të gjithë situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri.

“Në këtë kontekst, i bëj thirrje NATO-s, SHBA, me një ekip të gjithanshëm, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar të gjithë situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri.

Mbrojtjen kibernetike, Rama e shkatërroi sa erdhi në pushtet. Ishte një njësi që paguhej vetëm për mbrojtjen kibernetike të sistemit.

E shkriu duke i quajtur spiunë dixhitalë dhe i largoi. Thirrja ime për partnerët tanë është një ndërhyrje emergjente, sepse Irani nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë betejë. Nuk mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj opozitës iraniane, që lufton për lirinë dhe dinjitetin e Iranit”, shtoi kryedemokrati.

MË TEPËR

Radar29 minuta më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix42 minuta më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore1 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal1 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix2 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix2 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix2 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix2 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix2 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix2 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook