Lidhu me ne

Radar

ShBA është(si përherë dhe kudo) investitore e krizës në Shqipëri

Nga Respublica.al

Mes veriut dhe jugut, ambasadorja Yuri Kim tregon vendin e preferuar në  Shqipëri - Albeu.com

ShBA është(si përherë dhe kudo) investitore e krizës në Shqipëri

Pati një seri ngjarjesh këto dy ditë që japin të kuptojnë se diçka po lëviz në prapaskenë. 

Një media në ShBA rihapi çeshtjen e lobimit rus të PD-së në një kohë dhe moment që lajmi kontekstualizohet si akuzë për Lulzim Bashën. Pak rëndësi ka sa e vërtetë është kjo gjë, por njësoj si në rastin kur ShBA shpalli non grata Sali Berishën, edhe tani askush nuk beson se Basha ka marrë para nga Vladimir Putini. Për arsyen e thjeshtë se nuk është aq budalla dhe se nuk i duheshin. 

Së dyti, nëse ka ndodhur kjo dhe ShBA me Yuri Kim e shpallën Bashën njeriun e tyre diçka çalon në relacionet brenda institucioneve amerikane. Ose diçka është luajtur në raport me politikën në vendin tonë. 

Kjo goditje për opozitën shqiptare ndodhi ndërkohë që Edi Rama ia doli të thërriste gati me detyrim Albin Kurtin në Tiranë në një takim dy orësh nga i cili dolën të qeshur. Sqarimet për takimin i dha vetë Kurti që foli sa për sulmet kibernetike, aq edhe bashkëpunimin ekonomik, ashtu edhe për Procesin e Berlinit që është një kadavër politike. 

Paralel, presidenti serb Vuçiç do të deklaronte sot se ai nuk e mbështet më idenë e ndryshimit të kufijve pasi siç u shpreh ai “gjërat kanë ndryshuar”. Ky sinjal e akomodon më mirë Kurtin në nismat rajonale për të cilat po investohet kaq shumë Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç, kryesisht me Open Balkan e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse që të përfitojë fonde apo të merret seriozisht. Sinjali i Vuçiç shkon padyshim edhe për Bosnje – Hercegovinën ku fermentohet një situatë e ndezur. 

Në një rend të përgjithshëm kemi: një opozitë në Shqipëri nën sulm nga diplomacia amerikane me disa forma banale diskreditimi që kalojnë në vendin tonë si gjyq publik, një afrim mes Tiranës dhe Prishtinës, një qëndrim të Beogradit për mosndryshim kufijsh. Pra një përpjekje për të stabilizuar skenën me neutralizim të atyre që mendohet se janë më aktivë kundër politikave të caktuara perëndimore. 

Duhet thënë edhe njëherë se loja e Zërit të Amerikës me financimet ruse të PD-së errëson edhe aferën e inceneratorëve për të cilën nuk kemi asnjë deklaratë nga e shumëbezdisshmja Yuri Kim.

Në këtë kuadër duhet të kuptojmë se ShBA nuk qëndron në krah të Shqipërisë, por të vetes së vet me njeriun e saj në Tiranë, të cilit nuk ia sheh as korrupsionin dhe asgjë për arsye të faktit se është gati të bëjë çdo gjë që i kërkohet.

Dhe patjetër: është më i kontrollueshëm se të tjerët.

Lajmi këtu është rënia e Albin Kurtit që të paktën aq sa rrëfeu nuk kishte pse të ishte në Tiranë, pasi për sigurinë kibernetike nuk flet një kryeministër me një tjetër në një takim informal.

Por me dorën e dhënë Edit do t’i vijë shpejt radha edhe Kurtit të provojë shijen e hidhur të tersit të Tiranës.

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix2 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix3 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix4 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix4 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar5 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix5 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix5 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix5 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal5 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook