Mix
Ben Affleck, 12 faqe fjalim në dasmë për dashurinë e tij Jennifer Lopez
Së fundmi, Kevin Smith ka zbuluar se regjisori i njohur ditën e dasmës kishte shkruar një fjalim me 12 faqe për dashurinë e jetës së tij
Në një ceremoni madhështore në Georgia, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Lajmi fillimisht u bë publik nga mediat, ndërsa më pas vetë këngëtarja publikoi foto të ndryshme nga dasma.
Së fundmi, Kevin Smith ka zbuluar se regjisori i njohur ditën e dasmës kishte shkruar një fjalim me 12 faqe për dashurinë e jetës së tij.
“Ai është një nga shkrimtarët e mi të preferuar në planet. Ai i shkroi zotimet e tij, ata të dy i shkruan zotimet e tyre, por ai shkroi një fjalim të gjatë që ia lexoi asaj në dasmë, i cili ishte befasues. Ishte e mrekullueshme. Shumë frymëzuese. Jam i lumtur për ta. Ishte një fund i vërtetë përrallor. Jennifer ka shije të patëmetë, i gjithë vendi dukej i mahnitshëm. Ajo dukej fantastike. Të gjithë dukeshin fantastikë”, ka thënë Smith.
Kujtojmë se pas ndarjes së Lopez nga Alex Rod, aktori Affleck u fut shpejt “në lojë” dhe u rilidh me këngëtaren 18 vite pas ndarjes së tyre.