Lidhu me ne

Mix

Tetë shenjat të papërfillshme që tregojnë se një person vuan nga depresioni

Depresioni shpesh kalon pa u vënë re. Gjëja më e rrezikshme është se një person duket “plotësisht normal” në shikim të parë, por brenda tij ndodhet një humnerë. Njeriu është i prirur të fshehë plagët më të dhimbshme dhe më të thella të tij nga të tjerët.

Sipas studiuesve, janë tetë shenja “sekrete” që tregojnë se një person vuan nga depresioni, edhe pse ai përpiqet ta fshehë atë. Më poshtë, shkurtimisht renditen disa nga shenjat, por jo domosdoshmërisht një person që ka një prej tyre mund të vuajë nga depresioni.

Duken shumë të hareshëm, vazhdimisht bëjnë shaka

Kujtoni vetëm komikun dhe aktorin e famshëm Robin Willams. Pas buzëqeshjes, ka fshehur një pikëllim të thellë. Njeriu nuk mund të jetë në humor dhe i hareshëm përherë. Nëse personin tuaj të afërt kurrë nuk e keni parë në humor të keq, pyeteni a ndihet mirë?

Janë të prirur të sajojnë histori

Njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni besojnë që të tjerët megjithatë nuk do të mund t’i kuptojnë. Prandaj, sajojnë justifikime të bindshme që veprimet e tyre t’i fshehin me ndonjë histori. Ata në çdo mënyrë përpiqen të fshehin gjendjen e tyre shpirtërore, përpiqen të duken si njerëz të zakonshëm pa shqetësime dhe probleme të mëdha. Nëse një mik juaji kurrë nuk ka kohë të mjaftueshme të dalë me ju në qytet apo të shoqërohet me ju, pyeteni se çfarë po bën kur është në shtëpi brenda katër mureve.

Vuajnë nga devijimet e rutinës së tyre ditore

Njerëzit e tillë ndonjëherë flenë gjumë tepër shumë apo tepër pak. Nuk hanë rregullisht. Gjumi dhe ushqimi janë elemente shumë të rëndësishme për shëndetin. Personi i cili vuan nga depresioni nuk mund t’i kontrollojë veprimet e veta. Mendimet e errëta, ndryshimet e humorit e pushtojnë atë dhe jetën shpesh nuk mund ta bëjnë të rregullt.

Janë seriozë ndaj disa ushqimeve

Për shembull: një person me depresion e di sa duhet të pijë alkool, ku dhe kur. Nuk ka relaksim. Një person i tillë, për shembull, nuk do që të dehet në mënyrë që emocionet e vërteta të mos dalin në sipërfaqe.

Ata priren të filozofojnë

Njerëz të tillë shpesh mendojnë për kuptimin e jetës, duke kërkuar përgjigje për pyetje të rëndësishme të jetës.

Zakonisht janë shumë të talentuar dhe të vënë re në shoqëri

Shumë aktorë, muzikantë, artistë të njohur vuajnë nga sëmundje mendore. Kreativiteti është rezultat i emocioneve të përjetuara. Një mënyrë për t’u larguar për pak kohë nga bota depresive.

Ata priren të kërkojnë kuptim në çdo gjë

Të gjithë duhet të vendosin qëllime për veten e tyre. Ne përpiqemi të bëjmë gjithçka për të mirë. Njerëzit në depresion e dëshirojnë atë edhe më shumë. Ata nxitojnë drejt ekstremeve, duke kërkuar rrugën e duhur që do të ketë kuptim.

Ndonjëherë mund të japin shenja

Edhe njerëzit tepër të fshehtë dhe të fortë ndonjëherë mund të dorëzohen dhe të tregojnë dhimbjen e tyre. Një shaka e padëmshme mund të tingëllojë si një thirrje për ndihmë. Nëse dikush ju hapet dhe ju tregon për barrën e tij, ndihmojeni.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske2 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix3 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix3 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix4 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet4 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal4 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar4 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore4 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix21 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook