Lidhu me ne

Radar

Rritja e çmimit të energjisë prek dyfishin e abonentëve familjarë, ndryshe nga ç’deklaroi ministrja

Rritja e çmimit të energjisë prek dyfishin e abonentëve

Rritja e çmimit të energjisë për ata abonentë që shpenzojnë mbi 800 kWh do të prekë vetëm 4% të konsumatorëve familjarë. Këtë deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku një javë më parë, gjatë prezantimit të Paketës së re të Rezistencës Sociale.

Ndërsa 96% e abonentëve familjarë, sipas saj shpenzojnë më pak se 800 kWh, dhe nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kilovatorë në muaj dhe në tabelën që mund të shfaqet ne kemi bërë edhe një pasqyrim sesi janë të shpërndarë përqindja e konsumit sipas kilovatorëve për familje. Në ndërkohë, kjo 4% e abonentëve familjarë përbën 19% të volumit të konsumit vendas. Çdo kilovatorë mbi 800 kilovatorë, çmimi që do të aplikohet është 35 lekë për kilovatorë, plus 7 lekë tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes, një total prej 42 lekë”, deklaroi Balluku.

Faktoje.al ka siguruar të dhënat e konsumit të energjisë elektrike nga abonentët familjarë për 6-mujorin e parë të vitit.

Konsumi familjar dhe strukturimi i tij sipas familjeve ne Shqipëri, 2022

Shitur klientëve familjarë 6m.I 2022             1.65 TwH

Konsumatorë familjarë gjithsej                     1.1 milionë

Nga të dhënat e ERE për 1.1 milion kontrata të abonentëve familjarë për vitin 2021 rezulton se konsumi vjetor është 2.95 miliardë KWH, apo 2.950 kWh për kontratë (mesatarisht 230 kWh/muaj). Duke marrë parasysh në përllogaritje edhe të dhënat e raporteve të përpunuara nga ERE dhe shifrat e INSTAT arrijmë në përfundimin se:

Rreth 310 mijë abonentë konsumojnë 200 Kwh/muaj (28%);

Rreth 470 mijë abonentë konsumojnë deri në 300 KWh/muaj(43%);

Rreth 235 mijë abonentë llogaritet të konsumojnë midis 300 – 800 KWh/muaj (21%);

Rreth 85 mijë abonente llogaritet të konsumojnë mbi 800 KWh/muaj (8%).

Pra, mbi 800 kWh shpenzohen nga 8% e abonentëve familjarë dhe jo nga 4% sikurse deklaroi ministrja Balluku.

Rritja e çmimit të energjisë prek dyfishin e abonentëve
Rritja e çmimit të energjisë prek dyfishin e abonentëve

Por një burim pranë Entit Rregullator të Energjisë në kushtet e anonimatit sqaron për Faktoje se shifra e të prekurve pritet të jetë shumë më e lartë në muajt e pikut; dhjetor, janar, shkurt dhe gusht. I njëjti burim shton se gjatë këtyre muajve konsumi i energjisë nga familjarët rritet ndjeshëm ndaj dhe shtrenjtimi i çmimit nga 9.5 lekë në 42 lekë (pa TVSH) do të prekë deri në 18 % të abonentëve familjarë.

Eksperti për ekonominë Klodian Muço pohoi të njëjtën gjë për Faktoje. Muço shprehet se numri i abonentëve familjarë që do të preken është shumë herë më i lartë nga sa deklarohen.

“Autoritetet thonë që janë vetëm 4% e familjeve, por problemi është se çfarë ndodh në periudhën e dimrit. Qeveria ka marrë një mesatare të viteve dhe muajve por është mesatarja e konsumit të dimrit ajo që bën diferencën. Ndaj, në këtë kuptim, përqindja e familjeve të prekura del më shumë se 4%.” – thekson Muço për Faktoje.

Një familje që sot paguan një faturë të energjisë elektrike me vlerë mbi 9120 lekë në muaj, do të preket nga rritja e çmimit. Fatura i përket muajit qershor, çka do të thotë që në muajt e dimrit dhjetor, janar dhe shkurt ku shtrihet edhe ngrohja, fatura do të jetë akoma më e lartë.

Rritja e çmimit të energjisë prek dyfishin e abonentëve

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport2 orë më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix2 orë më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Kioske2 orë më herët

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së...

Mix2 orë më herët

Dan Bongino emërohet zëvendësdrejtor i FBI

Presidenti Donald Trump tha në një postim në mediat sociale të dielën se Dan Bongino, një drejtues konservator i një...

Radar3 orë më herët

Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!

Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta “Tema“. Cila...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të mbeten beqarë!

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se këto shenja nuk mund të gjejnë dashurinë – por kur e bëjnë, është...

Radar3 orë më herët

Merkel nuk e pëlqeu kurrë: Kush është Friedrich Merz, që do drejtojë tani Gjermaninë?

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do...

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Facebook