Lidhu me ne

Radar

“Merr fund në PD kryetarokracia”, Berisha: Krerët e bashkive dhe deputetët do t’u nënshtrohen të primareve

“Merr fund në PD kryetarokracia”, Berisha: Krerët e

Kreu i PD, Sali Berisha zotohet se tashmë në Partinë Demokratike ka marrë fund kryetarokracia.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Shijakut, Berisha deklaron se të gjithë kandidatët për kryetarë bashkish apo deputetë do të duhet t’u nënshtrohen të primareve . Sipas Berishës, kjo e bën partinë më të lirë.

Çdo demokrat, ka investimet e tyre. Asnjë prej tyre nuk kanë Sali Berishën investim, por kanë veten e tyre, djersën dhe mundin e vet. Vazhdimi i atij investimi është mençuria e tij më e madhe. Nuk ka asgjë tjetër, veç në mënyrë absolute mirëkuptim të plotë dhe vendosmëri që të ecim së bashku.

Ne kemi vendosur disa rregulla dhe ju garantoj se pas themelimit të pluralizmit, rregullat që po vendosim ne sot janë më të rëndësishme për demokracinë.

Primaret. Pse janë ato më të rëndësishmet. E para njëherë. Po marr Shijakun. Kishim 2 apo 3 kandidatura për kryetarë partie, apo në Durrës dhe me radhë. Ne futëm pluralitetin mes nesh. Kjo e bën partinë më të lirë. Ne me garë do të zgjedhim kryetarin e Bashkisë, deputetin. Merr fund koha kur ata i emëronte kryetari i partisë apo kryesia e partisë. Jo, do të jetë qytetarët, sepse kjo është rruga për të konsoliduar liritë. Kjo është rruga që ai që është më i aftë, njerëzishëm, punëtor të fitojë, por është edhe rruga e një përfaqësimi dinjitoz. Të ua dijë atyre për nder dhe jo kryetarit.

Merr fund në PD, kryetarokracia. Ju garantoj se është periudha më interesante e imja si kryetar, mund të them më produktivja, sepse nga mëngjesi deri në darkë merrem me punët e mia. Kryetari bën punën e vet, nënkryetari të tijën. Pra, jo që nuk dobësohet udhëheqja, por përkundrazi bëhet shumë më eficente, sikundër përfaqësimi bëhet më demokratik”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix6 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix6 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar8 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix8 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix9 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore9 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore11 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar12 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook