Lidhu me ne

Radar

Lajmi për financimin rus, PD: Aferë personale e Lulzim Bashës, u mor peng për të shkatërruar partinë


Selia blu ka reaguar pas lajmit të Zërit të Amerikës për 500 mijë dollarë financim rus në PD në vitin 2017.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Floriana Garo tha se PD-ja e ka denoncuar publikisht këtë akt personal të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha pa indidicie për një financim të tillë.

Ajo shtoi më tej se selia blu ka denoncuar përdorimin e kësaj afere për marrjen peng të bashës me qëllim shkatërrimin e PD-së.

“Pas publikimit të një lajmi bazuar në raportin e shërbimeve inteligjente të SHBA-së në Zërin e Amerikës për infiltrimin rus  në politikën e disa vendeve dhe financimin e politikanëve në këto vende, ku përfshihet financimi me 500 mijë dollarë të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha në zgjedhjet e vitit 2017, PD bën me dije se: Ne jemi parti e interesit kombëtar dhe i shohim këto interesa larg aksit serbo-rus në linjë të plotë me vendet e botës së lirë, SHBA-në e BE-në. PD është forca e parë euroatlantike në Shqipëri, propozuesja e parë e në vendet ish-komuniste e planit për anëtarësimin në NATO dhe KE. PD deklaron se pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus ka denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës. Gjithashtu PD-ja ka denoncuar përdorimin e kësaj afere për marrjen peng të këtij individi me qëllim shkatërrimin e PD-së.” – tha Garo.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport2 orë më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix2 orë më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Kioske3 orë më herët

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së...

Mix3 orë më herët

Dan Bongino emërohet zëvendësdrejtor i FBI

Presidenti Donald Trump tha në një postim në mediat sociale të dielën se Dan Bongino, një drejtues konservator i një...

Radar3 orë më herët

Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!

Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta “Tema“. Cila...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të mbeten beqarë!

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se këto shenja nuk mund të gjejnë dashurinë – por kur e bëjnë, është...

Radar3 orë më herët

Merkel nuk e pëlqeu kurrë: Kush është Friedrich Merz, që do drejtojë tani Gjermaninë?

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do...

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Facebook