Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë, rrogat e pensionet duhej të ishin 3-fishuar

Berisha: Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë, rrogat e

Kreu i PD, Sali Berisha ka kritikuar qeverinë se ka lënë pas dore rrogat e qytetarëve dhe pensionet.

Nga Shijaku ku po zhvillon një bashkëbisedim me intelektualë e banorë të zonës, Berisha tha se Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë, me të cilat duhet të kishte trefishuar rrogat e pensionet.

BerishaPër 30 vite Shijaku ndryshoi shumë, Shqipëria ndryshoi shumë. Nga viti 2007-2014, banorët e Shijakut, Shqipërisë, u rritën nga viti në vit dhe kjo është statistikë e vërtetë. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, nga Shijaku, Durrësi, Tirana dhe mbarë Shqipëria u larguan 26% e popullatës, më shumë se 744 mijë qytetarë, veç në BE, pa llogaritur këtu ata që ikën në Kanada, SHBA apo vende jashtë hapësirës evropiane.

Nuk mund të themi se këtu ishte tirania e mjerimit, por një politikë shpresëvrasëse e një trashëgimtari të nomenklaturës së vjetër, arriti të godasë, vrasë shpresën nga muaji në muaj, viti në vit, të krijojë tek të rinjtë, por jo vetëm ata, bindjen që Shqipëria nuk bëhet dot nga shqiptarët.

Po marrim qytetarët, punonjësit, punëtorët, pensionistët, të cilët nëse deri në vitin 2013, me një arritje historike, ne arritëm të kemi si rrogëtarë, pagën mesatare më të lartë në rajon, më të lartë se Serbia, Rumani e Bullgaria. Nga viti 2014, rrogat dhe pensionet, jo vetëm që nuk u rritën, por ato për shkak të dyfishimit të çmimeve të produkteve bazë, ato kanë pësuar një rënie të paktën 20-30 %. E vërteta është se sot ne marrim rrogë më të ulët se Kosova, 20-30%. Një mjek në Kosovë, paguhet 1200 euro, një infermiere 700 euro. Një ushtarak në Kosovë merr 40-50 % më shumë se një ushtarak në Shqipëri.

Duhet të ushtrojmë pyetjen, pse kjo? Nuk kishte fonde e para Shqipëria ta bënte këtë? Fonde dhe para Shqipëria pati të paktën 3 herë më shumë se Kosova. Dhe unë po ju jap një shifër; nga viti 2014 deri në vitin 2021, Edi Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë. Ka pasur një rritje nga ekonomia, 400 miliardë. Ju garantoj ju se në këto vite me 900 miliardë lekë, rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, pa asnjë problem, mund të ishin trefishuar. Ne sot mund të kishim një rrogë mesatare jo 400 euro, por 800-1000 euro.

Ku e bazoj unë këtë. Nga viti 2005-2013, rrogat u rritën mbi dyfish, pensionet u dyfishuan. Nga ana tjetër ju jeni dëshmitarë se u ndërtuan rrugë, tunele, superstrada më shumë se në të gjithë rajonin, thotë Bashkimi Europian, ose mbi 11 mijë kilometra. Në 4 vite, Agim Hoxha në komunën e tij, asfaltoi dhe ndërtoi 49 km rrugë. Në një kohë kur, para 3 muajsh kryetari i qarkut të Korçës i raportonte Edi Ramës se në këtë qark gjatë qeverisjes së tij 8 vjeçare, ishin asfaltuar, rindërtuar 51 km rrugë. Kjo është e vërteta.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport2 orë më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix2 orë më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Kioske2 orë më herët

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së...

Mix2 orë më herët

Dan Bongino emërohet zëvendësdrejtor i FBI

Presidenti Donald Trump tha në një postim në mediat sociale të dielën se Dan Bongino, një drejtues konservator i një...

Radar3 orë më herët

Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!

Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta “Tema“. Cila...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të mbeten beqarë!

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se këto shenja nuk mund të gjejnë dashurinë – por kur e bëjnë, është...

Radar3 orë më herët

Merkel nuk e pëlqeu kurrë: Kush është Friedrich Merz, që do drejtojë tani Gjermaninë?

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do...

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Facebook