Lidhu me ne

Radar

Berisha për Reformën Territoriale: Një dështim madhor, Rama bëri pazare të papërgjegjshme

Partia Demokratike po prezanton sot raportin për reformën territoriale, i cili është hartuar nga një grup pune.

Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se reforma aktuale ishte një dështim madhor që nxori në pah diskriminim qytetar.

Ai e quajti reformë të punësimit partiak.

“Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim, i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në eksesin ndaj shërbimeve.

Një ndarje territoriale kryekëput e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale të Europës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Por kjo reformë është një dështim i madh, gjithashtu sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë.

Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendorë.

E vërteta është se nga 420 bashki e komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, personeli, punonjësit që paguhen në këto 61 njësi janë mbi 50 përqind më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi.

Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak.”- tha Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka bërë pazare lidhur me këtë reformë për qëllime elektorale dhe tregon prapaskenat.

“Në pazaret e mëparshme, siç është bërë publike, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vetingu dhe ai do lëshonte 4 bashki, të shtoheshin 4 bashki.

Një pazar i papërgjegjshëm pa asnjë kriter tjetër përveç biznesit.

Natyrisht, si zakonisht ky ishte një Pazar për të kaluar radhën se dje pseudomazhoranca deklaroi se nuk ka asnjë detyrim.

Unë dua të falënderoj grupin e punës që ka bërë një punë shumë serioze, për të paraqitur para shqiptarëve një platformë të re të reformës territoriale. Sot nuk mund të pretendosh në 420 njësi, por reforma me 61 bashki, në të cilën Tirana me Durrësin me 1.2 milionë, kanë gjithsej katër njësi, kurse Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 njësi, kjo flet vetë. Ky është një parcelizim se si partia të sigurojë vota. Pra është një ndarje në funksion të interesave të PS-së.”– tha ish-kryeministri.

Edhe pse nuk i ka votat për të miratuar propozimet e tij, Berisha tha se është angazhuar në procesin e reformës territoriale për shkak të rëndësisë që ka për shqiptarët.

“Qytetarët shqiptarë mund të shtojnë pyetjen: ju nuk keni votat, pse angazhoheni në këtë proces.

Pyetja është e drejtë. Por ne angazhohemi në këtë proces sepse reforma territoriale është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarin shqiptar.

Ne përgatisim variantin tonë, të cilin e kemi shumë të qartë se me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama, që bën gjithçka për të dominuar dhe sunduar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohet.

Por ama, një votim masiv i shqiptarëve për PD-në dhe opozitën, bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë, pasi dihet se me progresivin drejt BE-së, bashkëpunimi i rajoneve është një nga bashkëpunimet më të rëndësishme në kuadër të këtij integrimi. Europa është Europa e rajoneve. Shqipëria do i përshtatet këtij standardi evropian me platformën që kemi përgatitur.”– u shpreh ai.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport2 orë më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix2 orë më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Kioske2 orë më herët

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së...

Mix2 orë më herët

Dan Bongino emërohet zëvendësdrejtor i FBI

Presidenti Donald Trump tha në një postim në mediat sociale të dielën se Dan Bongino, një drejtues konservator i një...

Radar3 orë më herët

Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!

Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta “Tema“. Cila...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të mbeten beqarë!

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se këto shenja nuk mund të gjejnë dashurinë – por kur e bëjnë, është...

Radar3 orë më herët

Merkel nuk e pëlqeu kurrë: Kush është Friedrich Merz, që do drejtojë tani Gjermaninë?

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do...

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Facebook