Lidhu me ne

Radar

226 mijë nxënës më pak në 15 vjet, por tallja me tekste falas vazhdon në ERTV

Viti i ri shkollor, Zhupa: 226 mijë nxënës më pak në 15 vjet

Viti i ri shkollor, Zhupa: 226 mijë nxënës më pak në 15

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Zhupa ka vënë në dukje faktin qe në 15 vjet janë 226 mijë nxënës më pak, sipas saj një shifër alarmante që tregon shpopullimin  e vendit nga keqqeverisja.

Deputetja vë gjithashtu në dukje problematikat e tjera të arsimit dhe thekson se e ardhmja është në rrezik.

Postimi i plotë:

Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues!

Fatkeqësisht 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet.

Shifër alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.

Por edhe pse nxënës më pak, mungesa e vullnetit politik për t’i cuar paratë dhe investimet te arsimi ka bërë që problemet të jenë edhe më të thella se 15 vite më parë.

Nga premtimet me klasa dixhitale edhe me 4 milion euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët. Librat e përdorur janë larg të qënurit tekste nga të cilat fëmija mund te mësoj edhe të zhvillohet. Tallja me tekste falas vazhdon në ERTV.

Klasat kolektive vazhdojnë edhe pse duhet të ishte realitet i tejkaluar në 2022.

Në mes të Tiranës ende zhvillohet mësim me turne.

Mungesa e internetit në më shumë se 50% të shkollave rurale( sipas Bankës Botërore vetëm 47% e shkollave rurale kanë akses në internet.

Mungesa së bazës mësimore në kabinete ,laboratore në shkollat e Shqipërisë.

Mungesa e ujit të rrjedhshëm në shkolla, edhe në zonat rurale mungesë e ngrohjes dhe ftohtjes së klasave.

Rrogat e mësuesve janë tregues i qartë se si ka dështuar edhe me arsimin kjo qeverisje. Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën.

Këto janë vetëm disa nga problemet që përballet arsimi sot. Një qeveri që nuk kujdeset për arsimin, është qeveri antishqiptare. E ardhmja është në rrezik!

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix23 minuta më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix1 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix1 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix2 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix2 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Radar3 orë më herët

SONDAZHI se kush do i fitojë zgjedhjet e 11 majit: Thellohet ndjeshëm diferenca e PS-së me PD-në

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi ku pyetja është “Pavarësisht se kë do të...

Mix4 orë më herët

Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

Shkaku i vdekjes i Michelle Trachtenberg është përcaktuar. Në fund të muajit shkurt, ylli i “Gossip Girl” u gjet “pa...

Aktualitet4 orë më herët

FOTO HISTORIKE/ Kur kërkohej dorëheqja e Berishës! Nga demonstrata e zhvilluar më 19 shtator 2008 ka ‘mbetur’ vetëm Rama!

 (Foto nga GENT SHKULLAKU/AFP nëpërmjet Getty Images) Ose janë tërhequr, janë përjashtuar… Ose janë në burg. Ka mbetur aktiv vetëm...

Radar4 orë më herët

Shkencëtarët zbulojnë “hartën” tredimensionale të trurit që dikur konsiderohej i pamundur

Duke përdorur një grimcë materie të trurit të miut në madhësinë e një kokrre rëre, shkencëtarët kanë krijuar hartën e...

Facebook