Lidhu me ne

Kryesore

Mitsotakis: Kemi siguruar 12 miljet/ Kreu i qeverisë greke tregon marrëveshjen për gjyqin e Hagës


Integrimi evropian i Shqipërisë është në favorin e Greqisë, ka theksuar midis të tjerash në konferencën tradicionale para mediave greke me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Athina  ka mundësinë që gjatë hapjes së kapitujve të imponojë”, ka thënë ai, “mendimet e saj në lidhje me temat e karakterit dypalësh dhe të shkojë në Hagë për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike pas zgjerimit të kufijve detarë me 12 milje”.

“Pra, jemi plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e kësaj marrëdhënieje, por më duket se edhe si nevojë gjeostrategjike dhe gjeopolitike, të mundemi të zgjidhim problemet e pazgjidhura që kemi nga e kaluara. Dhe dua të referohem konkretisht se edhe për përcaktimin e Zonës Eksluzive Ekonomike , ka një marrëveshje paraprake që të shkojmë në Hagë, por pasi ne të kemi zgjeruar kufirin tonë detar me 12 milje. Është diçka e mirë kjo sepse tregon që çështje të tilla, mund të  zgjidhen nga një organ ndërkombëtar perëndimor i drejtësisë, një zhvillim i rëndësishëm, në se do të mund ta arrijmë”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

I pyetur për mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe nëse do ta quante satelit të Erdogan, kryeministrin shqiptar ai është përgjigjur:

“Është një proces që kërkon shumë kohë, dhe për çdo kapitull që hapet gjatë negociatave, kemi mundësinë që me këtë mënyrë të imponojmë mendimet tona dhe të bisedojmë temat të cilat i përkasin karkterit dypalësh të lidhjeve tona. Nga ana tjetër nuk dua të karakterizoj ,kryeministrin shqiptar, personalisht kam një lidhje shumë të mirë me të, dua të jem i sinqertë dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek , i cili duhet të mbrohet. Dhe kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese”.

Mitsotakis ka sqaruar edhe zërat për rrugën Janinë- Kakavijë ,duke theksuar se nuk do të jetë në nivelin e një autostradë, pasi mungojnë sponsorizimet, por do të jetë gjithsesi një rrugë moderne dhe e sigurt që do të mbulojë nevojat e Greqisë kontinentale dhe të atyre që do të duan të përdorin këtë pikë kufitare dhe të shkojnë në Shqipëri.

 TCH

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Tre shenjat e horoskopit që dashurojnë me gjithë zemër!

GaforrjaGaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ato tregohen te kujdesshem ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë...

Mix15 orë më herët

Këta janë emrat për fëmijë, më të përhapur në Shqipëri

Kur vjen puna tek emrat, gjithnjë mund ta kesh pyetur veten se cilët janë emrat më të zakonshëm në Shqipëri...

Mix15 orë më herët

Scorsese dhe DiCaprio sjellin një film të ri aksion: “Carthage Must Be Destroyed”

Regjisori legjendar Martin Scorsese dhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio po bashkëpunojnë sërish, këtë herë për filmin e ri aksion-thriller...

Radar15 orë më herët

Elon Musk largohet nga Shtëpia e Bardhë, por Doge do të vazhdojë

Elon Musk ka thënë se po largohet nga administrata Trump pasi ndihmoi në udhëheqjen e një përpjekjeje të trazuar për...

Kioske16 orë më herët

Një dolli amerikane për “Shtypin e pavararur”

Nga Aurel Plasari Na ishte dikur një gazetar dhe botues gazetash amerikan, John Swinton (1829–1901) e quanin. Ishte edhe i gojës,...

Mix1 ditë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix1 ditë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix2 ditë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore2 ditë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport2 ditë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Facebook