Lidhu me ne

Radar

Pesë pyetje për SPAK-un, që luan shurdhmemecin, dhe as sheh dokumente as dëgjon fakte

PD nxjerr dokumentet: Miku i Ramës Ben Blushi çoi gruan në Bullgari për të krijuar nga hiçi një kompani guaskë

PD nxjerr dokumentet: Miku i Ramës Ben Blushi çoi gruan në

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka bërë publike të tjera dokumente që faktojnë se media ëshë blerë nga mafia e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat lidhur me inceneratorët, Malltezi tregon se si miku i kryeministrit Edi Rama, Ben Blushi, çoi gruan në Bullgari për të krijuar nga hiçi një kompani guacë.

Deklarata e plotë:  

Dokumenti që po paraqesim sot është episodi i dytë i serialit të blerjes së medias dhe bosëve të saj nga mafia e inceneratorëve.

Ky dokument tregon se si drejtori i madh, miku i Ramës, ish-ministri socialist Ben Blushi, e çoi gruan deri në Bullgari që të krijonte nga hiçi një kompani guacë.

Partnerët ishin ‘çunat e mirë të inceneratorëve’, që më pas u bënë ‘plehrat në kërkim ndërkombëtar’.

Ne, nga kjo foltore i kemi etiketuar si bosët e mafias së plehrave, sepse skema që krijuan, ku përfshiheshin mediat, qeveria dhe kompani offshore, është qartësisht mafioze.

Kompania që Blushi hapi në Bullgari, pa asnje kapital, pa asnjë përvojë, i duhej mafies se plehrave per pune te medha, një ndër të cilat ishte blerja e heshtjes se mediave.

Dokumenti tregon se kompania është e ndarë në tri pjesë të babarbarta në zotërim të Blushit, Mirel Mertirit dhe Klodian Zotos.

Pesë pyetje për SPAK-un, që luan shurdhmemecin, dhe as sheh dokumente as dëgjon fakte:

1. Sa milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve kanë përfunduar te kjo kompani në Bullgari? 

2. Çfarë ekspertize ka ofruar kjo guaca në Bullgari, me pronarë Blushin dhe mafiozet e plehrave?

3. A është përdorur edhe kjo guaca ne Bullgari për pastrim parash dhe zhdukje gjurmësh se parave publike?

4. A është përdorur kjo guacka edhe për blerje të heshtjes së mediave?

5. A ka vepër penale, kur paratë publike të shqiptarëve përfundojnë në guaca për të zhdukur grabitësit e vërtetë të parave? Apo është përgjigje shumë komplekse? 

SPAK-ut i urojmë fundjavë të mbarë, ta gëzojë heshtjen e zgjatur!

Medias që hesht kur digjen miliona euro të shqiptarëve, vetëm se kanë marrë edhe ata pjesën e tyre, i urojmë shërim të shpejtë!

Çunave dhe gocave në kërkim ndërkombëtar, u themi të kenë durim: ju mund të fshiheni, por nuk do të shpëtoni!

InceneRamës dhe incEnerjonit u themi se firmat e hedhura do të bëhen një ditë lak.

Pronaret Klodian Zoto – Klodian Mertiri dhe Eva Blushi

Dokumenti bullgarisht dhe shqip

MË TEPËR

Radar11 minuta më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix24 minuta më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore55 minuta më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal59 minuta më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix1 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix1 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix1 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix1 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix2 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix2 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook