Radar
Rama nuk kursen arrogancën në Kuvend: Unë jam për të gjetur zgjidhje për çdo problem
Kreu i qeverisë Edi Rama u shfaq me arrogancën karakteristike edhe në seancën parlamentare të kësaj të Enjteje.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se ai është njeriu që ka zgjidhje për çdo problem. Nga ana tjetër, përbuzi deputetët e opozitës duke iu drejtuar se ata e kanë një problem për çdo zgjidhje.
“Për sa kohë duhen zgjidhur të gjitha, jam unë. Ndërsa ju jeni për të krijuar probleme për çdo zgjidhje, unë jam këtu për të krijuar zgjidhje për çdo problem”, tha Rama, i cili fill pas fjalës së tij u largua nga salla.