Lidhu me ne

Mix

“Kodikët e Purpurt”, ‘ndër dhjetë thesarët e rrallë të botës, i gjeta në Shqipëri’

Profesoresha dhe historiania Mary Beard thotë se ka mbetur e mahnitur me thesarin që gjeti tek Biblioteka Kombëtare e vendit tonë. Znj.Beard vizitoi gjatë qëndrimit në Shqipëri edhe vilën e Enver Hoxhës dhe flet për sendet “e çuditshme” që gjeti brenda saj

“Kodikët e Purpurt”, ‘ndër dhjetë thesarët e rrallë të botës, i gjeta në Shqipëri’

Nga Mary Beard

Libri për të cilin u tregova entuziaste në blogun tim të fundit (Cornelio Magni’s Relazione) ishte një nga thesaret që zbulova javën e kaluar në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Ishte një vizitë e paharrueshme, plot me surpriza nga fillimi deri në fund.

Mëngjesin e parë që ishim në Shqipëri, shkuam në Bibliotekën Kombëtare, ku kishte një koleksion të mrekullueshëm të librave të publikuar herët – nuk arrita të shihja shumë libra, sepse u zhyta shpejt në Cornelio Magni dhe humba shumicën e librave të tjerë. Mbeta pa fjalë – përpara se të kaloja në Arkivin Kombëtar. Arsyeja e madhe që shkova, ishte për të parë dy “Kodikët e tyre të purpurt”.

Tekstet e hershme fetare dhe mesjetare, të shkruara me shkronja ari ose argjendi në pergamenë të lyer ngjyrë vjollcë, ishin jashtëzakonisht të rralla (ngjyrosja e purpurt mund – ose jo – të zbulonte se ato ishin dorëshkrime të bëra për perandorin bizantin, ngjyra e purpurt është ngjyra perandorake).

Mbresëlënëse që, dy nga dhjetë apo më shumë libra të këtij lloji që mbijetojnë kudo në botë ndodheshin në Tiranë: një nga shekulli i gjashtë (që përmban ungjillin e Mateut dhe Markut); tjetri nga shekulli i nëntë deri në shekullin e njëmbëdhjetë (pati një diskutim të frytshëm për datën e saktë), që përmban të katër ungjijtë. Bashkëshorti (për të mos përmendur të tjerët) reagoi si fëmijë në një ëmbëltore, kur u përball me to. Por kishte shumë më tepër për të parë se kaq. Arkivi është në proces të dixhitalizimit dhe ne pamë se si e gjitha kjo po realizohej – si dhe takuam disa nga njerëzit që bënin të gjithë skanimin. Punë vërtet e mahnitshme.

Kjo histori jep edhe një mesazh; Pothuajse gjithçka që lexoni në media për Shqipërinë fokusohet tek trafikimi i njerëzve dhe krimi i organizuar. Por Shqipëria është shumë më e bukur: e kulturës, trashëgimisë kulturore, shkencave të fundit humane dixhitale dhe thesareve të jashtëzakonshme – “faktorë” me rëndësi aq të madhe, të ruajtura me krenari.

Megjithatë, pati edhe një moment paksa të hidhur. Në ditën tonë të fundit, mundëm të vizitonim shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha, e mbetur pak a shumë siç ishte kur vdiq në vitin 1985. Ishte plot me sende befasuese (përfshirë një suvenir të lirë “Pjata Partenoni”). Por më e habitshme nga të gjitha ishin qindra librat në raftet e tij, kryesisht në frëngjisht – filozofia, historia dhe një pjesë shumë e vogël klasike. Ishte, për të thënë të paktën, “e çuditshme”  që një njeri që kishte ndaluar me vendosmëri të lexoheshin librat e huaj në Shqipëri, vetë zotëronte kaq shumë libra të huaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Këto janë ushqimet që na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut

Edhe nëse një person nuk peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të llojit të trupit të tij, ekziston...

Radar2 orë më herët

Berishës i është hequr “non grata” nga SHBA. Nuk e dini ju, po ku jetoni more?

Belind Këlliçi ka thënë gjatë një interviste televizive se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai...

Mix3 orë më herët

Cila është koha më e mirë për të pirë kafe?

Të shijosh një ekspres në mëngjes sapo zgjohesh, qoftë në shtëpi gjatë mëngjesit apo në bar përpara se të hysh...

Mix4 orë më herët

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga...

Mix4 orë më herët

Tensioni i lartë – Ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një...

Sport4 orë më herët

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj fiton në Co-Op Manchester Arena ndaj boksierit kampion nga Kili, Mellado

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, që tashmë është pjesë e klubit Anglez “Queensbarry Promotins”,  me Promotor Numrin  1 në botë të...

Kryesore4 orë më herët

Distanca higjienike e PD-së me botën e krimit, meritë që i duhet njohur Lulzim Bashës

NGA NAMIR LAPARDHAJA Për afro 10 vite me radhë në krye të PD-së, një ndër meritat që i duhet njohur...

Mix4 orë më herët

13 ëndrra që i keni parë dhe mesazhet e fshehura që duan të na japin!

Ëndrrat përkufizohen si seri imazhesh ose ngjarjesh që ndodhin në mendjen e një individi kur fle. Ka ëndrra të zakonshme...

Mix4 orë më herët

Arsyet pse ju mban goja erë të keqe si ta trajtoni atë!

Era e keqe e gojës ose halitosis, termi mjekësor për të, është ndoshta një nga situatat më të sikletshme që...

Radar5 orë më herët

Kryepeshkopi Joan Pelushi rrëfen si vendosi të bëhet prift

Në një intervistë në podcastin e Kryeministrit Edi Rama, Kryepeshkopi Joan Pelushi ka ndarë historinë e tij shpirtërore, duke folur...

Facebook