Mix
“Isha e shëmtuar dhe nuk kisha shoqe”/ Meghan Markle tregon për fëmijërinë

Në podkastin e saj të fundit ‘Archetypes’, Dukesha e Sussex-it duke iu referuar fëmijërisë së saj, e përshkroi veten si ‘të shëmtuar’. Në vitin 1993, në moshën 11-vjeçare, Meghan dha një intervistë televizive për Nickelodeon në një segment të quajtur ‘Nick News’. Siç shihet në foto, Meghan ishte një vajzë e vogël shumë e bukur që ndihej rehat në kamera.
Dukesha 41-vjeçare e Sussex foli për pamjen e saj si një vajzë e vogël: “Isha e shëmtuar. Ndoshta nuk kisha një bukuri konvencionale, ndoshta sot do të konsiderohesha e bukur, me shumë flokë kaçurrela dhe një boshllëk të madh në dhëmbë.
Gjithsesi, unë isha e zgjuar. Unë kurrë nuk kam pasur dikë me të cilin të ulem për drekë gjatë pushimit të shkollës. Unë isha pak e vetmuar dhe me të vërtetë e turpshme dhe nuk e dija se ku mund të futesha.


