Lidhu me ne

Mix

Borziloku – Vetitë e forta kundër fryrjes së stomakut dhe dhimbjeve muskulare

nga AgroWeb

Mjafton të përzjeni një lugë çaji vanilje me çfarëdolloj kremi të thjeshtë pa aromë dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj. Foto:Flickr

Borziloku është një bimë popullore e Mesdheut që ka vlera ushqimore dhe mjekësore, të cilave i janë thurur lavde që në lashtësi.

Borziloku ka një shije delikate e të ëmbël, madje dhe pak djegëse, por më të butë se rigoni.

Ilirët e përdornin borzilokun për të thurur kurora duke qenë se kjo bimë asokohe konsiderohej simbol i paqes, harmonisë dhe lumturisë.

Edhe Shqipëria ka një traditë të lashtë në kultivimin e borzilokut jo vetëm nëpër kopshte, por edhe në vazo në kushtet e shtëpisë.

Tiranasit e vjetër gjithmonë e rrisnin në oborr, këpusnin një degëz dhe e mbanin në xhepin e vogël të xhaketës çdo herë para se të dilnin dhe herë pas here e nxirrnin me stil dhe e shijonin si erëmirë.

Në tregjet e fshatarëve gjeni filiza borziloku të cilat mund t’i mbillni e t’i keni të freskëta nga balloki juaj.

Vlerat shëndetësore të borzilokut

Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.

Borziloku i freskët ka vitaminë C dhe në 100 gramë të tij gjendet 86% e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme që shërben si antioksidant dhe lufton radikalet e lira.

Acidet e pranishme tek borziloku forcojnë imunitetin, përshpejtojnë shërimin e plagëve dhe luftojnë virozat.

Bima e borzilokut ka nivele të larta beta karoteni, vitaminë A, luteine dhe zea-ksanthine, të cilët janë flavonoidë antioksidantësh të fuqishëm.

Vitamina A është thelbësore për shëndetin e mirë të syve dhe të lëkurës. Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A dhe karoten mbron njeriun nga disa lloje tumoresh si ai i mushkërive.

Borziloku është një nga barishtet më të pasura me vitaminë K. Në 100 gramë gjethe të thata borziloku gjenden 518% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine e cila luan një rol të rëndësishëm për forcimin e kockave dhe mbrojtjen e tyre.

Barishtja përmban një sërë mineralesh të tjera të rëndësishme siç janë hekuri, kalciumi, kaliumi, mangani, bakri, zinku dhe magnezi.

Për më tepër këto gjethe janë burim i shkëlqyer hekuri. Në 100 gramë gjethe borziloku gjenden 82.71 mg hekur ose 1034% të dozës së rekomanduar ditore.

Përdorimet mjekësore të borzilokut

Vaji i borzilokut është përdorur për të trajtuar probleme siç janë fryrjet në stomak, dhimbjet muskulare dhe reumatizmën.

Eugenoli tek borziloku luan një rol anti inflamator dhe përbën një kurë të mirë për njerëzit që vujanë nga simptoma të tilla si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe inflamacionet e zorrëve.

Vajrat esencialë tek borziloku kanë luftojnë mykun dhe bakteret si stafilokokun, E.coli, etj.

Çaji i borzilokut ofron ndihmë kundër të vjellave, të fryrave të stomakut dhe luan rol anti-septik.

Përzgjedhja dhe ruajtja

Borziloku i ëmbël mund të rritet edhe në vazo. Gjethet e freskëta dhe të thara të borzilokut duhet të kenë ngjyrë të gjelbër me nuancë gri të errët, por pa njolla. G

jethet janë të mira kur mblidhen para çeljes së luleve. Gjethet e thata dhe farat mund të shiten në qese me vakum për të ruajtur vlerat e tyre.

Ato ruhen në një vend të errët dhe të freskët për gjashtë muaj. Gjethet e freskëta duhen ruajtur në frigorifer për një përdorim më të gjatë.

Përdorimet në kuzhinë

Borziloku përdoret për salcë sallatash, supë, gatime me perime, marinime, vezë e të tjerë.

Kjo barishte shkon shumë mirë me spinaqin, lulelakrën, domatet, fasulet, patatet dhe karrotat.

Ajo përdoret edhe në pica, gatime me shpendë, ndërsa çaji i borzilokut është një pije mjaft popullore në vendet e Mesdheut./AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook