Lidhu me ne

Radar

Mesazh për punëdhënësit: “Nëse pagesat e ofruara janë të ulta, mos pretendoni të gjeni punonjës”

Vajza në foto quhet Francesca Sebastiani, është 22 vjeçe dhe jeton në Secondigliano të Napolit. Sëfundmi, ajo ka bërë diçka vërtet të madhe. Disa ditë më parë ajo iu përgjigj një njoftimi pune për shitëse në një dyqan. Francesca i pyeti për pagesën dhe përgjigjia ishte: “70 euro në javë, 280 euro në muaj në total. Punohet 6 ditë nga 10 orë çdo ditë për një total prej 60 orësh në javë, me një ditë pushimi. Ora paguhet diku tek 1.10 euro”.

Kur vajza nuk e pranoi ofertën, pronarja e dyqanit i tha: “Ju të rinjtë e sotëm nuk keni dëshirë për tëpunuar”. Në këtë pikë, Francesca iu përgjigj duke i ngritur zërin dhe duke e shpërndarë gjithçka në rrjetet sociale. Fjalët e vajzës ishin: “Mjaft me këtë histori. Unë u tregova shumë e sjellshme dhe i thashë se nuk me interesonte oferta e saj e punës, ndërkohë që shumë të tjerë mund të kishin përdorur fjalë edhe më tërënda. Por duke qenë se ajo këmbëngulte, duhet t’i përgjigjem pse nuk pranova. Me një pagesë të tillë nëjavë, as juve nuk do të pranonit po të ishit në vendin tim.


Edhe nëse do të ishte djali juaj në të njëjtën pozitë, ju do t’i thoshit të mos pranonte. Me një pagesë tëtillë, nuk arrin të mbyllësh as pagesën e transportit deri në dyqanin tuaj, pa llogaritur shpenzimet e ushqimit të përditshëm. Mendoj se edhe unë jam një person dhe kam të drejtë të zgjedh vendin tim tëpunës”.

Në kushtet kur çmimet janë rritur, ka ende pronarë biznesesh që kërkojnë punonjës, por me pagesa qesharake. 

Kohët e fundit me siguri edhe ju keni lexuar për pronarët e bizneseve në bregdet, të cilët janëankuar se nuk po gjejnë dot punonjës dhe po detyrohen të punojnë familjarisht për të mos i mbyllur bizneset e tyre.

Sigurisht që nuk mund të gjendet fuqi punëtore, për aq kohë sa pagesat që ofrojnë disa punëdhënës nuk dalin as për të përmbushur nevojat bazike, për të mos menduar pastaj që të heqësh mënjanë ndonjë kursim (pasi kuptohet që kur je në punë, duhet të kursesh diçka për ta përdorur në njëmoment vështirësie). Doja ta mbyllja këtë artikull me një mesazh për gjithë pronarët e bizneseve: “Nëse pagesat e ofruara janë tepër të ulëta (mendoni që ka ende kamarierë që punojnë me pagesë poshtë 30 mijë lekëve në muaj dhe pa siguracione), mos pretendoni të gjeni punonjës”.

MË TEPËR

Temporal4 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike6 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet6 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske7 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar8 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar8 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar8 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook