Mix
Jo vetëm gjyqin dhe rolet, Amber Heard ka humbur edhe miqtë!
Jo vetëm gjyqin dhe rolet, Amber Heard ka humbur edhe miqtë!
Amber Heard po përballet me shumë probleme pas humbjes së gjyqit me Johnny Depp-in. Fama, karriera dhe financat kanë marrë një kthesë në rënie edhe para se juria të shpallte të pafajshëm ish-burrin e saj. Aktorja humbi rolin në “Aquaman”, por më e rëndësishmja, humbi mbështetjen e atyre që ishin afër saj.
36-vjeçarja duhet të paguajë gati 10 milionë dollarë për Depp, por siç raportohet përmes përfaqësuesve të saj, ajo nuk mund t’i paguajë. Sipas medieve botërore, Heard iu drejtua miqve dhe njerëzve të tjerë pranë saj për ndihmë financiare, por askush nuk e ka ndihmuar.
“Amber ka kontaktuar me miqtë e vjetër si Kristen Stewart, Cara Delevingne dhe Margot Robbie, duke shpresuar se ata të paktën do ta ndihmojnë atë me një vend për të qëndruar, ” ka thënë një burim për median.