Lidhu me ne

Radar

Barcaleta e Berlusconi-t për Biden-in, Putinin dhe Papën korr sukses audience në TikTok

Berlusconi su TikTok: "Le barzellette puliscono il cervello, i giovani ne  dovrebbero sapere almeno 10" e ne racconta una - Il Fatto Quotidiano

Silvio Berlusconi ka hapur së fundmi profilin e tij në TikTok dhe tashmë po shijon sukses të jashtëzakonshëm mes audiencës më të re.

Ish-kryeministri dhe lideri i Forza Italia, ka publikuar një video të shkurtër në rrjetin social duke marrë plot 3 milionë shikime në vetëm pak orë. Në video Berlusconi tregon një barcaletë ku personazh është ai vet, Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, ai rus Vladimir Putin, dhe Papa Françesku.

Pas suksesit të arritur me videon e shkurtër, drejtuesi i Forza Italia falënderoi publikun me një tjetër video, e cila u publikua edhe në Instagram. “Më thonë se ky është një rekord. Ju falënderoj për këtë shfaqje të madhe dashurie. Numri i ndjekësve ishte gjithashtu mbresëlënës: pothuajse 200,000 në një ditë të vetme”.

Barceleta e treguar nga Berlusconi

Një avion fluturon mbi Atlantik dhe në aeroplan janë Joe Biden, Vladimir Putin, Silvio Berlusconi, Papa dhe asistentja e tij e re. Në një moment të caktuar pilotët kuptojnë se për shkak të një gabimi tragjik vetëm një nga serbatorët është i mbushur me karburant. Ata shikojnë konsumin dhe kuptojnë se për 5 minuta avioni do të rrëzohet. Piloti thotë: Le t’i nxjerrim parashutat.  

Për fat të keq kishte vetëm 4 parashuta, ndërkohë që në bord ishin gjithsej 5 persona.

Joe Biden kap një parashutë duke: Kjo është për mua, sepse unë jam njeriu më i fuqishëm në Perëndim.

Vladimir Putin merr një tjetër dhe thotë: Kjo është për mua sepse unë jam njeriu më i fuqishëm në Lindje.

Berlusconi shkon përpara dhe thotë: Kjo është për mua, sepse të gjithë e dinë që unë jam politikani më i zgjuar në botë.

Asistentja e re shikon Papën dhe i thotë: Shenjtëria këtu është parashuta juaj. 

Papa i kthehet: Jo faleminderit e dashur, jam plakur, kam jetuar një jetë të gjatë dhe të lumtur. Merreni ju parashutën!

Por asistentja i përgjigjet: Kanë mbetur dy, sepse njeriu më i zgjuar në botë, politikani më inteligjent, u hodh me çantën time të shpinës.

MË TEPËR

Kioske18 minuta më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar46 minuta më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar47 minuta më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar53 minuta më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske19 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix19 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore20 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar21 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix22 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar22 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Facebook