Lidhu me ne

Radar

Analistët: Deklaratat e Ramës për Kosovën në Beograd, të turpshme

Analistët: Deklaratat e Ramës për Kosovën në Beograd, të turpshme

Marrëveshja e 27 gushtit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje është zgjidhje e Ballkanit të Hapur, sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Nga samiti i Ballkanit të Hapur që u mbajt të premten në Beograd, kreu i qeverisë shqiptare falënderoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për arritjen e kësaj marrëveshjeje, pasi sipas tij, dha një mesazh për të gjithë – atë të paqes.Madje, ai tha se marrëveshja do të ishte arritur me kohë, nëse Kosova do të ishte pjesë e kësaj iniciative rajonale. Deklarata të tilla janë manipulim dhe të turpshme, sipas njohësve të rrethanave politike në Kosovë. Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, në një prononcim për Telegrafin deklaroi se është e çuditshme se si një kryeministër shqiptar bën deklarata të tilla, siç i quajti, hipotetike.

“Nuk e kisha pritur nga një kryeministër shqiptar, sepse po të kishte qenë kështu, nëse Shqipëria e ka atë fuqi, është dashur ta rregullojë këtë gjë më herët – pra Serbia ta njeh Kosovën dhe të mos kemi probleme të tilla”, tha Arifi.

“Prandaj, falënderimi i Serbisë se kinse ajo e arriti paqen mendoj se është manipulim dhe njëkohësisht e turpshme nga një kryeministër shqiptar. Tash, nëse flasim për targat që është një problem më i madh se ai për dokumentet për hyrje/dalje, kryeministri Rama e ka mundësinë që si udhëheqës i Ballkanit të Hapur t’i thotë Serbisë që t’i njohë targat e Kosovës”, u shpreh tutje ai.

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi

Ndërsa, analisti Gazmir Raci, deklaratat e Ramës në Beograd i quajti absurde dhe ‘blof’ politik për t’i arsyetuar qëllimet e kësaj nisme rajonale.

“Është absurde ajo që ka thënë kryeministri Rama se marrëveshja për dokumentet do të zgjidhej brenda Ballkanit të Hapur. Kjo marrëveshje është e vitit 2011, atëherë kur nuk ka pasur ‘Open Ballkan’ në kokën e asnjë politikani rajonal apo lokal. Është ‘blof’ politik për t’i arsyetuar qëllimet e kësaj nisme rajonale”, tha Raci për Telegrafin.

“Paramendoni sa e vështirë ka qenë të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për dokumentet edhe me ndërmjetësimin amerikan e evropian, e leje më të zgjidhet brenda Ballkanit të Hapur ku nuk ka asnjë garantues ndërkombëtar”, shtoi ai.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi nuk bën të lidhet me Ballkanin e Hapur, pasi kjo e fundit është inciativë ekonomike, ndërsa problemet mes dy vendeve janë historike.“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, atëherë nuk ka stabilitet në Ballkanin Perëndimor”.

Analisti politik, Gazmir Raci

E çuditshme për Arifin dhe Racin është edhe thirrja e kryeministrit Rama që Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria të bëhen anëtare të ‘Open Balkan’. Një deklaratë e tillë sipas profesorit Arifi është më shumë për show politik.

“Sa i përket ftesës nga ana e kryeministrit shqiptar për Greqinë, Italinë e Hungarinë mund të them se është edhe qesharake, sepse janë vende anëtare të BE-së dhe kanë përgjegjësi ndaj vendeve anëtare të unionit sa i përket çështjeve tregtare. Nuk më duket shumë serioze, më shumë është bërë për show politik”, u shpreh ai.

Ndërsa, Raci tha se është e pakuptueshme se çka dëshirojnë të kërkojnë vendet anëtare të Bashkimit Evropian në një iniciativë të Ramës e Vuçiqit.

“Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë iniciativën më serioze, atë të Berlinit e cila mund të ofrojë bashkëpunim rajonal të qëndrueshëm dhe garantues”, deklaroi ai.

“Ballkani i Hapur do të ishte i vërtetë vetëm nëse Kosova do të trajtohej nga Serbia barabartë sikur Shqipëria dhe Maqedonia. Ne s’mund të jemi aty vetëm sa për të thënë se jemi. Barazia e shteteve është shumë më e rëndësishme se sa një fotografi e liderëve të Ballkanit”. Ndërsa, njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, ka thënë se “prej kohesh Rama ka propaganduar se Ballkani Hapur do të siguroj lëvizjen e lirë në rajon dhe njohjen e Kosovës nga Serbia, por këtë javë Kosova ka siguruar lëvizjen e lirë dhe njohjen e letërnjoftimeve nga Serbia pikërisht duke qëndruar jashtë Ballkanit të Hapur”.

“Brenda Ballkanit të Hapur pavarësia e Kosovës relativizohet: promovimi i verës për shembull vjen para shtetësisë së Kosovës. Nga ana tjetër jashtë Ballkanit të Hapur, Serbia duhet të pranoj ekzistimin e shtetit të Kosovës: sikur që pranoj këtë javë letërnjoftimet e Kosovës. Brenda Ballkanit të Hapur Serbia është forcë dominuese politike e çliruar nga kontrollet perëndimore. Jashtë Ballkanit të Hapur Serbia është e ekspozuar ndaj presionit për integrim në strukturat euro-atlantike sipas rregullave të lojës të vendosura nga BE-ja dhe SHBA-ja”, ka shkruar Shasha në një postim në rrjetin social Facebook.

Më tej ai ka thënë se “duhet njohur meritën e gjithë spektrit politik në Kosovë të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e aventurës së Ballkanit të Hapur, duke ruajtur konsistencën e Kosovës në qëndrimin e saj se procesi i Berlinit, nën udhëheqjen e Kancelarit gjerman dhe pjesëmarrje aleatëve të Kosovës, mbetet i vetmi proces rajonal që ka përkrahjen e Kosovës”.

Ndërkohë, në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Beograd të premten u firmosën katër marrëveshje: Marrëveshja e sigurisë ushqimore, memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor, marrëveshja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë, dhe plani operativ në fushën e emergjencave civile.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook