Lidhu me ne

Radar

Ku është Taulant Balla që vinte e hante peshk me shumë se sa pronari në “Prestige Resort”?!

Alfred Peza: Ku është Taulant Balla që vinte e hante peshk me shumë se sa pronari në “Prestige Resort”?!

Alfred Peza, në një komunikim për mediat, tha se ndërhyrja në “Prestige Resort” është totalisht e paligjshme. Më tej, Peza theksoi se figura të njohura kanë qenë të pranishme në këtë resort, madje resorti ka pritur edhe afganët, ku edhe vetë kryeministri Edi Rama ka qenë e pranishëm.

“Këto pamje po bëjnë xhiron e rrjetit dhe është reklama më e keqe që mund t’i bëhet Shqipërisë. Nevoja më e madhe dhe ulëritësë që ka pasur Shqipëria ka qenë imazhi. Por të arrish të prodhosh imazhe të tilla me bekimin e mazhorancës dhe këto t’ia shpërndash gjithë botës në kulmin e sezonit, aty është një çmenduri. Është arritje e madhe në fakt sepse Rama hyri në politikë duke shembur kioskat dhe tani PO E MBYLL në resorte me pesë yje. Është një ironi e hidhur por duhet të jesh këtu që të kuptosh këtë metamorfozë të këtij kapërcimi aspak pozitiv. Më parë janë dhënë edhe fotot ku ka qenë kryeministri i Shqipërisë. Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot. Të gjithë janë për zbatimin e ligjit, por kur ky resort është me leje dhe shkatërrohet në mes të ditës me urdhër politik pa zbatuar asnjë ligj. Kur kjo i ndodh pronarit të këtij resorti, POR gjithkush nga qytetarët shqiptarë sot duhet ë ndihet më i frikësuar sa sa dje”, tha Peza.

Kjo ishte deklarata e Alfred Pezës, ish-deputet i PS dhe eksponenti numër një, dikur i kësaj force politike në propogandë. Sot Peza punon për mediat e biznesmenit të njohur Irfan Hysenbelliu.

Por nëse veprimi nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit është joligjor, siç akuzon pala e “Prestige resort” si ka mundësi që Taulant Balla, shefi i deputetëve të PS, mik për kokë i Irfan Hysenbelliut, nuk flet?

Nëse ha darka dhe nëse “Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot”, siç tha Alfred Peza, atëherë ai duhej të dilte dhe të kritikonte veprimin e sotëm. Gjithnjë nëse mbetet varianti që veprimi është antiligjor. Por edhe nëse pala e Irfanit ka gabuar në zgjerimin e pishinës, ai duhet të thoshte se “po veprohet konform ligjit” dhe në vend që të hajë peshkun e pronarit të mediave kryesore, të mbronte ligjin.

Dhe jo të veprojë me dy standarde, që fshehur i thotë palës së “Prestige Resort” se “keni të drejtë, por nuk kam ça ti bëjë atij LART”, dhe nga ana tjetër hesht për veprimin e sotëm të Inspektoratit te Mbrojtjes së Territorit.

Ligji mbrohet duke pohuar të vertetën, paçka kujt do t’i digjte.

Mësohet se Irfan Hysenbelliu po bëhet gati të publikojë disa foto dhe video nga bëmat e mazhorancës kur kanë fjetur në “Prestige Resort”.

“Kemi personazhe interesante dhe VIP që pasi kanë ngrënë mirë në restorant, edhe kanë pushuar paksa në dhomat e hotelit”- shprehet një pjestar nga PR.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook