Lidhu me ne

Radar

“Rama po e trajton Shqipërinë si çifligun e tij”, Berisha: Po përgatit katastrofën e tmerrshme energjitike

“Me 4 mln euro bëhen gjashtë shkolla”, Berisha: Rama

“Rama po e trajton Shqipërinë si çifligun e tij”, Berisha: Po përgatit katastrofën e tmerrshme energjitike

Sali Berisha ditën e sotme ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu. Sipas tij, PD mblidhet në një ditë kur Shqipëria “po zien dhe Tirana po vlon” për shkak të pakënaqësisë ndaj regjimit.

Berisha: Mblidhemi pas një vere shumë të nxehtë, e cila vazhdon me temperature të larta në shpirtin dhe mendjen e qytetarëve shqiptarë. Sot Shqipëria po zien, Tirana po vlon, pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë më e pa përmbajtur, gjithnjë e më e madhe. Institucionet e shtetit të mafies janë shndërruar në serra që përgatisin hajdutë zyrtarë. E vërteta është që në qindra e qindra firma, që në këtë administratë hidhen mbi dokumente është e pamundur të gjesh qoftë dhe një që është në përputhje me ligjin dhe transparencën.

Sipas Berishës kjo ndodh sipas një ligji të njohur, “kur kryeministri vjedh, vjedhja shndërrohet në sistem.”

Për ish-kryeministrin, asnjë mekanizëm zyrtar, asnjë ligj dhe institucion nuk mund ta ndalojë më makinerinë e vjedhjes. Vjedhja e pronës publike, në gjykimin e tij, kulmon me aferat gjigante të Portit të Durrësit dhe Parkut të Butrintit.

Berisha: Vjedhja e qytetarëve me çmime të prokurimeve publike bëhet gjithnjë e më e madhe. Edi Rama po e trajton sot Shqipërinë si çifligun e tij. A mundet kur një njeri që për hobin e tij dhe për hobin e xhepave të vendosë 4 milion euro në oborrin e kryeministrisë pa asnjë lloj funksioni përveç vjedhjes dhe kënaqësisë që mund të veprojë si të dojë me këtë popull. Me 4 milion euro ndërtoheshin të paktën 6 shkolla të standardit më të mirë evropian.

Berisha u ndal edhe te energjia elektrike. Ai u shpreh se vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë.

Berisha: Rama po përgatit katastrofën e tmerrshme energjitike në vend. Do të sjellim errësirën në mënyrë që të justifikojmë aferën e tmerrshme të kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi, të cilët shpenzojnë 520 mijë euro naftë dhe kanë qiranë ditore 92 mijë euro. Në dy vite 760 mijë euro.

“Po vlon Tirana, po zien Shqipëria”, shtoi kryeministrit, sepse sipas tij shqiptarët po vidhen çdo ditë me çmimet e mallrave që blenë në dyqane.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix3 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore4 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal4 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix4 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix4 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix4 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix4 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix4 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix5 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook