Lidhu me ne

Mix

5 plazhet më të mira në Itali

Nga plazhet e virgjëra plot me pyje e deri te brigjet verbuese të kaltra, bregdeti i Italisë është i mbushur plot me plazhe të mrekullueshme. Këto janë disa nga plazhet më të mira për pushimet tuaja në bregdetin e Italisë.

  1. Më i miri për pamjet e bukura: Capo Peloro, Siçili

Duke ndarë Siçilinë nga Italia kontinentale, ngushtica e bukur e Mesinës është një vend legjendash – Homeri zhvilloi këtu një pjesë të Odisesë së tij. Në skajin veri-lindor të Siçilisë, Capo Peloro gjendet aty ku bashkohen me njëri-tjetrin deti Jon dhe ai Tirren.

I ndodhur përballë fshatit, ky plazh – i cili është edhe një rezervë natyrore – ofron një hapësirë të gjerë, të sheshtë, plot me rërë, ku ndodhet dhe një shtyllë tepër e madhe e tensionit të lartë, e cila dikur ishte më e madhja në botë. Delfinët luajnë në ujërat e kristalta të këtij plazhi, ndërsa peshqit shpatë kalojnë përmes ngushticës gjatë verës, teksa në horizont duket bregdeti i Kalabrisë.

  1. Më i miri për snorkeling: Baia di Riaci, Kalabria

Gadishulli Capo Vaticano është vendi ku ndodhen disa prej plazheve më spektakolare të vendit, me ujërat e kaltra dhe rërën e bardhë në fundin e shkëmbinjve. Baia di Riaci, një nga plazhet më të mira, ka formën e një gjysmëhëne të rrethuar nga të dyja anët me shkëmbinj të pasur me fosile.

Këtu ndodhet edhe një ishull i vogël shkëmbor, ku mund të shkoni nëse dëshironi të bëni banjo dielli në det të hapur. Kjo zonë është shumë e njohur për botën e gjallë të detit, ndërsa ujërat e qeta këtu janë të shkëlqyera për snorkeling.

Në qoftë se ngjiteni në shkëmbinjtë në të djathtë të plazhit, do të gjeni një zonë më të qetë për të bërë banjo dielli dhe, natyrisht, për snorkeling.

  1. Më i miri për natyrën: Marina di Alberese, Toskana

Plazhet veriore të Toskanës priren të jenë po aq të bukura sa supermodelet, por nëse preferoni plazhe më të egra, drejtohuni në jug drejt zonës së Maremma, afër kufirit me Lazion. Brenda parkut rajonal Maremma, ju mund të ngisni makinën ose t’i jepni biҫikletës duke kaluar përgjatë rrugëve të mbushura me pemë dhe nëpër fushat plot me buaj, për të gjetur një pyll të mrekullueshëm me pisha.

Këtu nuk ka asnjë biznes që ofron ҫadra plazhi dhe shezllone, por ju mund të improvizoni duke krijuar pak hije dhe duke u mbrojtur nga era vetëm me një peshqir dhe disa drurë. Vetëm se, kini parasysh që plazhi nuk do të jetë tërësisht i juaji – do të duhet ta ndani atë me dhelprat që enden në pyll bashkë me ju dhe që shfaqen përreth plazhit gjatë perëndimit të diellit.

  1. Më i miri për familjet: Pescoluse, Puglia

Ndoshta për shkak të ujit të kristaltë që vezullon në një ngjyrë mes të kaltrës dhe të gjelbrës, rërës së bardhë, rripave të vogla të rërës që formojnë ishuj në det, ose ndoshta për shkak të zambakëve që lulëzojnë nga dunat aty mbrapa, ky rajon është bërë i njohur për të gjithë turistët si “Maldivet e Italisë”.

Cilado qoftë arsyeja, ju mund ta shikoni vetë këtë mrekulli në gadishullin Salento, i cili përbën fundin e takës së ҫizmes së Italisë. Pjesa lindore e kësaj zone ka një sërë ulje-ngritesh në rrugët bregdetare, të cilat ndërpriten nga shkëmbinjtë e shumtë, ndërsa pjesa perëndimore ofron disa plazhe të pabesueshme në detin e qetë të Jonit.

Pescoluse është padyshim më mahnitësi dhe, me ujërat e tij të qetë, është gjithashtu i përsosur për familjet.

  1. Më i miri për fotografët: Cala Rossa, Favignana

Në brigjet e Sicilisë perëndimore, Ishujt Egadi ofrojnë një numër të madh plazhesh njëri pas tjetrit. Cala Rossa, në ishullin plot gjallëri të Favignana, nuk ka qenë gjithmonë kaq e bukur – ato shkëmbinj të mëdhenj që ngrihen aty pranë janë dëshmi e së kaluarës së saj si një gurore gëlqerore.

Megjithatë, sot njerëzit dynden drejt plazhit nëpërmjet një rruge që bëhet për 10 minuta në këmbë, nëpër një shteg që kalon përmes shkëmbinjve, ose, më thjesht akoma, nëpërmjet varkave që merren me qera në këtë gji në formë gjysmëhëne.

Legjendat thonë se uji dikur u bë tërësisht i kuq, pas një beteje tepër të përgjakshme që u zhvillua midis romakëve dhe kartagjenasve (nga ku vjen dhe emri i tij, “rossa”), por jini të sigurt se tani ngjyra e detit është e kaltër, e ndjekur më pas nga rëra e bardhë vezulluese

/ National Geographic

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix3 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske3 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore3 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet8 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook