Mix
‘Ribashkohen’ Bradley Cooper dhe Irina Shayk, publikojnë fotot nga pushimet së bashku

Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ribashkuan për një udhëtim tropikal tre vjet pas ndarjes së tyre. Modelja 36-vjeçare ndau fotot në Instagram të dielën nga pushimet e tyre, me mbishkrimin e një emoji me zemër të kuqe.

Në një nga fotot, ajo shfaqej e buzëqeshur përkrah Cooper me kokën të mbështetur mbi supin e tij. Irina dhe Bradley u ndanë në vitin 2019 dhe kanë bashkë një vajzë 5-vjeçare, të quajtur Lea De Seine. Me shumë mundësi vogëlushja ka qenë me prindërit e saj në pushime, por nuk u shfaq në asnjë foto në rrjetet sociale.

Rikujojmë se dyshja e famshme u ribashkuan më parë në Met Gala në maj, duke pozuar krah për krah për një foto në grup. Që nga ndarja e tyre, Shayk ka qenë për pak kohë e lidhur me Vito Schnabel dhe Kanye West. Sa i përket Cooper, është përfolur për marrëdhënien me ish-ndihmësen e lartë të Hilary Clinton, Huma Abedin.


