Lidhu me ne

Radar

Rama rriti çmimin e naftës për të zhvatur emigrantët dhe qytetarët!

Boçi: Bordello shtet, Rama rriti çmimin e naftës për

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në rrjete sociale për rritjen e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës.

Boçi shprehet se, arsyeja pse kryeministri Rama rriti çmimin e naftës është qëllimi për të grabitur emigrantët pasi kërkesa për karburant në këtë periudhë është dyfishuar.

Ndër të tjera Boçi thekson se, përfitojnë qeveritarët dhe bosat e PPP-ve. Sakaq, nënkryetari i PD deklaron se ata që zhvaten dhe grabiten janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe qytetarët e thjeshtë.

Statusi

ÇMIM PËR TË ZHVATUR EMIGRANTËT E QYTETARËT

Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa.

Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.

Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.

Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet. Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!

E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës. Me keq se e turpshme!

Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë. 
Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve.

Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës. Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

MË TEPËR

Sport18 orë më herët

Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet...

Mix18 orë më herët

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja....

Mix20 orë më herët

5 thënie frymëzuese nga Paolo Coelho për ta filluar ditën me entuziazëm

Paolo Coelho, autori i njohur botërisht i “Alkimistit”, është i famshëm për stilin e tij të thjeshtë, por të thellë,...

Mix20 orë më herët

Ed Sheeran dhe Taylor Swift: Sekretet e miqësisë së tyre të fortë

Ed Sheeran dhe Taylor Swift kanë një miqësi të gjatë që daton që nga viti 2012, kur Sheeran u bë...

Mix20 orë më herët

Njerëzit të cilëve u mungon vetëbesimi, kanë pasur këto tre përvoja në fëmijëri?!

Vetëvlerësimi i ulët në moshë madhore shpesh nuk ndodh rastësisht, është thellësisht i lidhur me përvojat e fëmijërisë. Mënyra se si...

Mix20 orë më herët

Arsyeja “e errët” pse Morgan Freeman mban gjithnjë vathë ari

Aktori legjendar amerikan Morgan Freeman mban vazhdimisht vathë floriri. Megjithatë, ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ai nuk e...

Mix20 orë më herët

Tarifat e reja të Trump “kërcënojnë” iPhone 17 Pro Max. Sa mund të kushtojë telefoni i ri i Apple?

iPhone-ët e rinj mund të pësojnë një rritje në çmim për shkak të tarifave të reja që presidenti Donald Trump...

Mix20 orë më herët

Si e deshifrojnë farmacistët shkrimin e mjekut? Leonard Solis i jep fund ‘misterit’

Shkrimi i mjekëve është një ‘gjuhë’ më vete për t’u deshifruar dhe thuajse e pamundur për t’u bërë nga njerëzit...

Aktualitet20 orë më herët

“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të...

Kryesore20 orë më herët

Publikohet sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, për kë do të votonin shqiptarët?

PS vijon të ketë epërsi ndaj partive të tjera… Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel...

Facebook