Radar
“I vodhe zgjedhjet” – Një person i ndërpret fjalën presidentit Joe Biden gjatë takimit (Video)

Një burrë ndërpreu një fjalim të presidentit amerikan Joe Biden duke bërtitur: “I vodhët zgjedhjet” nga mesi i turmës në një takim të Komitetit Kombëtar Demokratik në Montgomery County të enjten.
Pasi e përsëriti fjalinë disa herë, burri më pas largohet nga salla ndërsa turma e mbledhur e fishkëllen dhe i kërkon të largohet.
Ndërkohë presidenti Biden u drejtohet mbështetësve të tij në sallë që ta lënë të largohet personin në fjalë.