Kryesore
Berisha: “Ballkani i Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët lidhur me subvencionet, mungesën e tregut dhe largimin e krahut të punës.
Berisha u shpreh në fjalën e tij se hapja e doganave në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” do të shënojë falimentimin e fermave shqiptare. Kryedemokrati u shpreh se subvencionet që marrin fermerët shqiptarë janë vetëm thërrime para atyre që marrin ata të ish-Jugosllavisë.
“Hapja e doganave në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona.
Vetëm brenda një viti janë rritur me 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia.
Në një kohë kur subvencionet aktuale dhe në dekada për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qenë qindra herë më të mëdha se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë”,
tha Berisha.